Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. korrik 2023. Këshilltari i Alternativës për ndryshim, nga partia opozitare në Kuvendin e Komunës së Bujanocit, Florim Agaj, në një mesazh drejtuar diasporës së Bujanocit, e cila verën e kalon në vendlindje, ka kritikuar ashpër pushtetin komunal. Agaj thotë se vera në Bujanoc kalon pa ujë nëpër shtëpi, mbeturina dhe qen endacakë nëpër rrugë dhe trotuare, nëpër të cilat nuk mund të lëvizet për shkak të veturave të parkuara.
Agaj praktikisht ka renditur të gjitha dështimet e administratës lokale, për të cilat Bujanovaçke shkruan vazhdimisht, dhe që ua vështirësojnë jetën qytetarëve.
“Në vend të mirëseardhjes,
Posa të vini nga rrugëtimi i largët, në shtëpitë tuaja nuk keni ujë për të bërë të paktën një dush, madje as t’i lani sytë. Poqëse keni ndonjë fëmijë të vogël në karrocë nuk keni se si ta shëtisni nga trotuaret e bllokuara. Keni kujdes nga qent endacak, ata janë rrugëve kudo.”, thotë Agaj.
Ai shtoi se qytetarët do të përballen me turma të mëdha gjatë marrjes së dokumenteve personale në çdo institucion.
“Këto dhe shumë dukuri tjera, i keni fal këtij pushteti në Bujanoc i cili nuk përkujdeset që të paktën pushimet e juaja të çmuara t’i kaloni me dinjitet qytetar.”, thotë Agaj.
Ai përfundoi se nuk duhet harruar se kjo qeveri ka ardhur me një premtim për zgjidhjen e problemit të ujit menjëherë pas marrjes së detyrës.
Početna FILLIMI KËSHILLTARI I DREJTOHET DIJASPORËS: NË VEND TË MRËSEARDHJES, NË BUJANOC JU PRET FERRI NË REGJI TË ARIFIT
KËSHILLTARI I DREJTOHET DIJASPORËS: NË VEND TË MRËSEARDHJES, NË BUJANOC JU PRET FERRI NË REGJI TË ARIFIT
Bujanovačke18. Jul 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostAJANI NGA PRESHEVA NË GARAT E MATEMATIKËS NË TIRANË
Next PostSASHA ARSIQ: PËRKRAH MIKI ALEKSIQIT ME GJITHË ZEMËR