Bujanoc, 18. korrik 2023. – Nga 1 shtatori, punonjësit e arsimit do të marrin paga 5 për qind më të larta. Kjo do të thotë se paga fillestare e një mësuesi me shkallën e shtatë të arsimit profesional, pra diplomë universitare, do të jetë më e lartë për rreth 3700 dinarë.
Paga fillestare e një mësuesi me shkallë të shtatë aktualisht është 74.693 dinarë. Nëdrsa kësaj page mandej i shtohen, stazhi i punës, shtejca për kujdestari në paralele…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak ditë më parë përsëriti premtimin e tij të mëparshëm se nga 1 shtatori, pagat e punonjësve të arsimit do të rriten për pesë për qind, që do të jetë rritje i parë i pagave në rritjen kumulative prej 16 për qind që i pret punonjësit në arsimi në fillim të vitit të ardhshëm, raporton Danas.
Siç tha ai më herët, të gjithë të punësuarit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në standardin e nxënësve dhe studentëve.
Baza aktuale për arsimin fillor dhe të mesëm është 4.312,53 dinarë, ndërsa me pesë për qind rritje do të jetë 4.528 dinarë.
Kur çmimi i punës shumëzohet me koeficientin 17.32 që kanë një mësues, edukator, bashkëpunëtor profesional, sekretar dhe shef i kontabilitetit me shkallën e shtatë profesionale, arrihet shifra prej 78.424 dinarë.
Ndërsa për të punësuarit me shkallën e gjashtë koeficienti i të cilëve është 14.88, paga fillestare e tyre do të jetë 67.376 dinarë, që do të jetë një rritje prej 3.200 dinarë.
Previous PostNENAD MITROVIQ: TEMPERATURAT E LARTA NUK JANË FAJTORE PËR MUNGESËN E UJIT, PËRGJEGJËSE ËSHTË KOMUNALIA
Next PostRRITET PREMIA PËR QUMSHTIN, APLIKIMI DERI MË 3 GUSHT