PËR SHKAK TË DEFEKTIT NË DALJE TË BUJANOCIT UJI DEL MBI ASFALT, QYTETARËT LUSIN KOMUNALINË TA ZGJIDHË PROBLEMIN

Bujanoc, 17. korrik 2023. Banorët dhe pronarët e bizneseve në rrugën që të çon nga rrethrrotullimi në magjistralen e vjetër në drejtim të Preshevës, prej disa muajsh më kot kanë lutur autoritetet në Komunali që t’ua zgjidhin problemin me rrjetin e ujësjellësit. Siç deklarojnë ata, prej ditësh uji “buron” nga asfalti dhe u futet nëpër shtëpi dhe dyqane, me siguri nga një aksident nëntokësor, një pjesë e rrugës është shembur, ndërsa Komunalia nuk po arrin ta riparojë defektin.
– Rruga ka dy muaj që është e përmbytur dhe uji ka bërë një vrimë në asfalt. Nuk mund të dalim jashtë, uji po hyn në ambiente – thonë lexuesit tanë që jetojnë dhe punojnë atje.
Ata shtojnë se kot kanë kontaktuar me drejtorin e ndërmarrjes komunale:
– Unë isha te Halili, më premtoi se do të dërgonte punëtorë, por asgjë nuk ndodhi. Nuk do ta thirrim më, shpresa jonë është që pas shkrimit të Bujanovaçkes të zgjidhet problemi, thotë bashkëbiseduesi.
Qytetarët presin që më në fund pas këtij teksti të reagojnë drejtori dhe autoritetet tjera.
Kujtojmë se Bujanoci dhe rrethina po kalon një kalvar të vërtetë për shkak të mungesës së ujit, ndërsa gjatë kësaj kohe uji po derdhet kot për shkak të havarive që askush nuk po i riparon.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *