SALIHI: 8.3 MILIONË DINARË NGA SHTETI PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE NË KOMUNITETIN ROM

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. korrik 2023. – Asfaltimi i disa rrugëve në lagjet e Bujanocit ku jetojnë romët do të financohet me 8.3 milionë dinarë nga ministria përgjegjëse për zhvillim të balancuar rajonal e udhëhequr nga Edin Gjerlek. Ardhjen e ministrit Gjerlek në Bujanoc dhe nënshkrimin e kontratës me Komunën e ka bërë të ditur përfaqësuesi i romëve në Kuvendin e Bujanocit, këshilltari Adem Salihi.
– Si rezultat e një politike serioze të udhëhequr nga romët në Bujano, kemi ardhjen te ne të një ministri me një ndihmë konkrete – thotë Salihi.
Salihi dhe Gjerlek janë kolegë partiakë në Partinë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) të Usame Zukorliqit.
– Ministri vjen të enjten dhe do të nënshkruajë kontratë 8.3 milionë euro me kryetarin e komunës, Nagip Arifin. Ne u takuam disa herë me ministrin dhe diskutuam se si të ngrihet cilësia e jetës së romëve të Bujanocit. Ai premtoi ndihmë në projekte infrastrukturore dhe premtimin e realizoi – thotë Salihi për Bujanovaçke.
Me paratë e ministrisë do të asfaltohen dhjetë rrugë dhe rrugica, kryesisht në lagjet Morava 76 dhe Miroslav Nojkoviq Cale. Salihi thotë se projektet janë gati, vetëm pritet nënshkrimi i kontratës, pas së cilës paratë do t’i kalojnë Komunës.
– Ato projekte tashmë janë në buxhetin e komunës, por nuk do të paguhen nga Komuna, meqë mjetet komunale të parapara për këto projekte do të mund të transferohen në disa projekte reja – thotë Salihi.
Romët e mbledhur në SPP kanë plane të mëdha për komunitetin e tyre në Bujanoc, siç është ndërtimi i një qendre kulturore ku do të mblidhen të gjitha gjeneratat. Siç thotë ai, nga ministria e Gjerlekit ka sinjale pozitive se paratë për këtë projekt mund të sigurohen vitin e ardhshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *