MË SË SHUMTI PARA NGA KONKURSI KOMUNAL PËR KULTURË SHKOJNË PËR SHKA “ZËRI I LUGINËS”

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19 korrik 2023. (Foto: Zëri I Luginës) – Shoqëria kulturo-artistike “Zëri i Luginës” ka marrë më së shumti para në konkursin komunal të sivjetmë për financimin e projekteve në fushën e kulturës – 470.000 dinarë.
2 milionë dinarët komunalë do të shpërndahen për tetë shoqëritë kulturore dhe artistike dhe teatrit amator TAB.
Në vendin e dytë për nga shuma e subvencionit nga Komuna është SHKA “Soko” me 260.000 dinarë.
Shoqëritë kulturore artistike “Kolo” dhe “Vrelo” do të marrin nga 200.000 dinarë. E njëjta shumë do t’I ndahet edhe SHKA-së “Shqiponjat”.
180.000 u ndanë për SHKA-në “Jehona”, 150.000 për “Rinia e Luginës”, dhe për “Z. Bajramoviq” 120.000 dinarë.
Teatri amator i Bujanocit (TAB) këtë vit merr 200 mijë dinarë nga komuna.
Konkursi për financimin e programeve vjetore të shoqërive kulturore e artistike dhe të seksioneve amatore u hap më 26 prill dhe vendimi përfundimtar për shpërndarjen e parave u shpall më 18 korrik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *