Bujanoc, 19 korrik 2023. (Foto: BE) – I dërguari special i Bashkimit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të bisedojë me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, me ç’rast në selinë e NATO-s, presidenti Aleksandar Vuçiq do të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Biseda është iniciuar nga presidenti Vuçiq javën e kaluar për t’i përcjellë njeriut të parë të NATO-s se çfarë po ndodh në Kosovë, përkujton RTS.
Një raund i ri dialogu do të mbahet sot në Bruksel. I dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak do të bisedojë me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi.
Fokusi do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga 27 shkurti dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një postim në Twitter.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…





