Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24. korrik 2023. 140 kompani të Bujanocit do të marrin subvencione për zhvillimin e ndërmarrësisë nga Komuna. Komisioni kompetent ka vendosur që të gjithë t’i shpërblejë me 140 mijë dinarë, me përjashtim të Exclusive Market, i cili do të marrë dyfishin e parave.
Në konkurs kishin aplikuar më shumë se 220 biznese.
Siç thuhet në vendimin e komisionit, pas vlerësimit të projekteve janë refuzuar 66 aplikime, ndërsa 15 janë hudhur, pra ato që as nuk janë shqyrtuar.
Kujtojmë se bizneset që kanë marrë para nga komuna vitin e kaluar nuk kanë mundur të aplikojnë për fonde stimuluese këtë vit.
Komuna këtë vit ka ndarë 20 milionë dinarë për subvencione në ndërmarrësi.
Bizneset mund të ankimojnë vendimin e komisionit në Këshillin komunal brenda tetë ditëve.
Listën e fituesve mund ta shihni KËTU.