NË QARKUN E PÇINJËS PRITET TËPUNËSOHEN 67 ZYRTARË POLICOR

Bujanoc, 28. korrik 2023. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur konkurs për regjistrimin e 1100 vijuesve në Qendrën për trajnimin themelor për policë (QTTHP), prej të cilëve 67 janë për pozita në Drejtorinë e Policisë (PU) në Vranjës.

Në Drejtorinë e Vranjës do të pranohen 10 vijues në pozicionin e zyrtarit policor, 3 vijues në policinë rrugore për aksidente trafiku dhe 54 vijues për postin e zyrtarit policor në kufi.

Bëhet fjalë për konkursin mbi aftësimin profesional për kryerjen e detyrave të punonjësit të policisë me uniformë, për nevojat e të 27 drejtorateve policore në Serbi.

“Të gjithë të interesuarit, që plotësojnë kushtet për regjistrim, mund të aplikojnë deri më 11 gusht, pranë komisariateve sipas vendbanimit të tyre”- thuhet në tekstin e konkursit.

Nga 1100 vijuesit e Qendrës për trajnimin themelor për policë (QTTHP), 550 do të trajnohen profesionalisht për të kryer detyrat dhe obligimet e zyrtarit të policisë me uniformë në detyrën e e policit, 300 në pozicionin e zyrtarit të policisë rrugore dhe 250 në pozicionin e zyrtarit policor në kufi. oficeri i policisë kufitare.

“ Me rastin e aplikimit në konkurs, kandidatët për vijues do të deklarohen se për cilën nga vendet e ofruara të punës dëshirojnë t’i nënshtrohen trajnimit profesional”- thuhet në konkurs.

Gjithçka në lidhje me kushtet, dokumentacionin dhe detajet e konkursit mund të gjendet në faqen e MPB-së www.mup.gov.rs dhe në faqen e Qendrës për trajnimin themelor për policë (QTTHP) www.copo.edu.rs.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *