3.6 MILIONË DINARË NGA KOMUNA E BUJANOCIT PËR INSTALIMIN E PANELEVE DIELLORE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1. gusht 2023. Komuna e Bujanocit ka hapur konkurs për bashkëfinancimin e ekonomive familjare për vendosjen e paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike, përmes programit për rehabilitimin energjetikë.

Në dispozicion të qytetarëve do të jenë gjithsej 3.6 milionë dinarë.

Bujanovačke më herët ka shkruar për kompanitë fituese që mund të angazhohen nga ekonomitë familjare.

Siç thuhet në konkurs, instalimi i paneleve diellore mund të bashkëfinancohet deri në 50 për qind të vlerës totale, gjegjësisht në vlerën maksimale deri në420 mijë dinarë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 21 gusht.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *