AKSION I MADHË ARRESTIMESH NË JUG TË SERBISË PËR SHKAK TË TRAFIKIMIT ME NJERËZ

Bujanoc, 31. korrik 2023. Policia ka arrestuar një person nga Presheva dhe katër nga Vranja për trafikim me qenie njerëzore.

Ata dyshohet se, si anëtarë të një grupi kriminal, kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm përmes Serbisë për në Beograd, Vërbas, Sombor dhe Suboticë për më shumë se 50 emigrantë, sipas marrëveshjes paraprake dhe me një kompensim monetar nga 200 deri në 600 euro për grup të migrantëve ilegal, me qëllim të kalimit illegal të kufirit me Kroacinë dhe Hungarinë, njoftoi policia.

S.S.(1966) nga Presheva, D.D.(1988), D.N.(1977), I.T.(1979) dhe I.S.(1985) nga Vranja, ndërsa për të njëjtën vepër, kundër pesëdhjetë e gjashtë vjeçarit nga Vranja do tëushtrohet kallëzim penal në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet tjera të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe parash të huaja, tre vetura, tetë celularë, ndërsa në shtëpinë e I. T. janë gjetur 22 plumba, kështu që ai dyshohet edhe për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, bartjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.

Aksioni është realizuar nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë në Vranjë, në bashkëpunim me pjesëtarët e Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare për Maqedoninë e Veriut dhe Xhandarmërinë.

S.S., D.D., D.N., I.T. dhe I.S. janë ndaluar në mbajtje prej 48 orë dhe me kallëzim penal do t’i dërgohen prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *