Bujanoc, 1. gusht 2023. Ndërmarrja komunale në Preshevë “Moravica” ka publikuar listën e borxheve për shërbimet e saj sipas vendbanimeve në këtë komunë, me një koment ironik:
– Për të gjithë ata që kërkojnë shërbime dhe që komentojnë duke pirë kafe, ja borxhi i tyre ndaj NP “Moravica”…, shkruhet në njoftimin e kësaj kompanie publike.
Sipas njoftimit të Moravicës, shfrytëzuesit në Preshevë, në të gjitha 49 vendbanimet, kanë borxh rreth 100 milionë dinarë për ujë dhe shërbime komunale.