Bujanoc, 1. gusht 2023. Turneu MMA “GFC 9 – REVENGE” do të mbahet në Bujanoc më 27 gusht.
Organizata “GFC 9” ka paralajmëruar dy ndeshje kryesore.
Stefan PIT Stankoviq dhe Sllagjan Dragishiq nga Vranja do të jenë aktorët kryesorë të betejave kryesore në Bujanoc.
Nga GFC thonë se presin që për këtë spektakël salla sportive e Bujanocit të mbushet në tërë kapacitetin që ka.
Ky është turneu i nëntë i organizuar nga klubi MMA “Gladiator team”.
Së shpejti do të bëhen të ditur emrat e të gjithë garuesve. Turneu do të transmetohet për herë të parë nga ArenaSport Fight.