KOMUNALIA: DO T’I PADISIM TË GJITHË KONSUMATORËT ME BORXHE MBI 10.000 DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7. gusht 2023. Menaxhmenti i Ndërmarrjes publike “Komunalia” ka marrë vendim që të padisë të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kanë borxh mbi 10 mijë dinarë për shërbime komunale.

Siç është paralajmëruar sot, ndërmarrja komunale nga 10 gushti do të nisë paditë ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
“NP “Komunalia” ka marrë vendim që nga data 10.08.2023 do të padisë të gjithë personat fizik dhe juridik, borxhi i të cilëve ndaj kësaj kompanie kalon shumën prej 10.000 dinarë”, theksojnë në Komunali.

Paditë për shkak të borxheve janë paralajmëruar edhe më herët nga kjo ndërmarrje.

Qytetarët protestuan çdo herë me komente se nuk do të paguajnë ajrin në rubinete, duke aluduar për situatën e keqe me ujësjellësin si në qytet ashtu edhe në fshatra.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *