GRAFITI NË SHKOLLËN VRANJASE: KUR TË KTHEHET USHTRIA NË KOSOVË

Bujanoc, 9. gusht 2023. – Në shkollën fillore “Radoje Domanoviq” në Vranjë është shfaqur një grafit i madh që “thirrte” ushtrinë në Kosovë, shkruan portali Slobodna reč.

Tribunat e betonit të oborrit të shkollës fillore janë lyer me grafite në ngjyrën e flamurit serb, mbi të cilin është mesazhi “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Nenad Stefanoviq, pjesëtarë të Drejtorisë së Policisë në Vranjë janë raportuar disa herë gjatë javëve të fundit se shkolla është lyer me grafite në disa vende.

Drejtori Stefanoviq i kujton portalit Slobodna reč se një mural pas të cilit qëndrojnë tifozët e Cërvena Zvezdës tashmë është hequr pas raportimit dhe urdhrit të inspektorit, por se reagimi i tifozëve pas kësaj ishte – grafiti i ri.

“Jemi të vetëdijshëm që fansat Delije janë mbledhur këtu për gati 20 vjet. Ata kanë arsyet e tyre. Megjithatë, problemet janë intensifikuar vitet e fundit. Kjo është një shkollë dhe ne duhet të raportojmë kur prona njolloset. Policia erdhi disa herë, bëri foto. Vetëm një herë inspektori urdhëroi rilyerjen e muralit të mëparshëm.

Tani nuk duhet të prekim asgjë, është 1 shtator, kam frikë se po të kalojmë vijën, do të prishin shkollën. Dhe policia i njeh secilin prej tyre”, thotë drejtori.

Sipas tij, “3-4 muaj më parë autorët e grafiteve kanë shkatërruar edhe kamerat e vëzhgimit”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *