MURALI I PAQES NË “SEZAI SURROI”, VEPËR E PËRBASHKËT E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NË BUJANOC

Bujanoc, 10. gusht 2023. – “Murali i paqes” i pikturuar në murin e shkollës së mesme Sezai Suroi në Bujanoc është zbuluar të mërkurën. Kjo vepër artistike është projektuar dhe pikturuar bashkërisht nga nxënësit e ShM “Sezai Surroi” dhe të ShMP “Sveti Sava” të Bujanocit, me ndihmën e shokëve të tyre nga shkolla fillore “B. Radiçeviq” dhe mësuesit.

Pikturimi i muralit, i cili promovon rëndësinë e edukimit dhe multikulturalizmit, është pjesë e një projekti të realizuar nga organizata lokale “Beyond” me mbështetjen e Iniciativave Qytetare.

Bukurije Limani nga Beyond falënderoi nxënësit që punuan në vapë dhe shtoi se ky është vetëm njëri nga seri projektesh që bashkon të rinjtë nga komunitetet e ndryshme etnike në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *