ARTISTI NAGIP TASHI NGA DEPONIA E EGËR BËNË EKSPOZITË, FTON AUTORITETET PËR TA VIZITUAR

Bujanoc, 14. gusht 2023. – Nagip Tashi, një artist nga Tërnoci, ka bërë një instalacion artistik nga një deponi e egër mbi fshatin e tij në formën e një ekspozite që përfaqëson një kritikë jo vetëm të institucioneve, por edhe të gjithë shoqërisë, e cila flet vetvetiu dhe qartë për të gjihë.

”Ftoj institucionet përgjegjëse që të vijnë dhe ta vizitojnë këtë bukuri të rrallë magjepsëse, ftoj edhe partitë politike në pushtet, sepse ajo që shihet është edhe investimi i tyre mbi dy dekada”, ka thënë Tashi.

Në njoftimin e tij ai kritikon edhe ato media që pretendon se punojnë në “shërbim të xhepit dhe partive të tyre”, dhe jo në shërbim të qytetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *