GJYKATA E LARTË NDALON NJËRIN FILM, TJETRIN E KUSHTËZON

Bujanoc, 14. gusht 2023. – Ndalohet shfaqja e filmit “I pabesi” të autorit Gani Veseli nga Presheva, ndërsa filmi “Heshtja vret”, i të njëjtit autor do të lejohet nëse nga pamja paralajmëruese hiqet logoja “Republika e Kosovës” dhe theksohet se filmi nuk është për të rinjtë nën moshën 16 vjeç, vendosi sot Gjykata e lartënë Vranjë.

Avokati i Veselit i tha Bujanoçkes se do të ankohet kundër këtij vendimi.

Ndonëse gjykata njoftoi se shpjegimi zyrtar i aktgjykimit do të publikohet për tri ditë, ai tha se është tashmë është gjykuar se filmi “I pabesi” kinse avokon dhe nxit urrejtje, diskriminim dhe dhunë.
Autori paraprakisht ka deklaruar se nuk dëshiron ta largojë logon e Republikës së Kosovës sepse qeveria e Kosovës në fakt i ka financuar të dy filmat përmes Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *