KAMBERI VUÇIQIT: SI MUNDET QË JU TË SHKONI TE DODIKU NDËRSA NE TË MOS SHKOJMË TE KURTI

Bujanoc, 15. gusht 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpesh herë e paraqet bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës si përpjekje për të destabilizuar Serbinë dhe për të krijuar Shqipërinë e Madhe, edhe pse të drejtat janë universale dhe jo mëshirë e shtetit – thotë Shaip Kamberi, kreu i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak” në Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë.

Ai ka komentuar deklaratën e Vuçiqit, të cilën e ka transmetuar edhe Bujanovačke, se “Prishtina e kontrollon Shaip Kamberin me para”.
Kamberi shton se si një nga të drejtat themelore të pakicave, Kushtetuta e Serbisë parasheh “bashkëpunimin me shtetin amë”.
“Duke pasë parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.”, thotë Kamberi.

Krahas kësaj, ai pyet “pse marrëdhëniet tona normale me Kosovën janë destabilizuese për presidentin e Serbisë, ndërkohë që aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët janë konstruktive?”

Kamberi konkludon se sipas presidentit Vuçiq është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, saherë që e sheh të arsyeshm.

– Është normale që ai, së bashku me Dodikun nga Republika Srpska, të ketë takime trepalëshe me patriarkun e PSC-së për të ardhmen e “botës serbe”. të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi- thotë Kamberi.

– Sipas logjikës së presidentit serb vetëm serbët duhet t’a kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen– shkruan Kamberi në llogarinë e tij në FB.

Kjo logjikë, thotë ai, mbështetet nga miti mesjetar se serbët janë një popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë. Sipas Kamberit, kjo është e papranueshme.

-Sipas tij, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikson presidnetin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht. or edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin.– thotë Kamberi.

Të drejtat, siç thotë ai, janë universale, nuk janë mëshirë e shtetit dhe njeriu i fiton nga lindja, “të paktën kështu thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *