KAMBERI: MATINOVIQ, EKOLOGJIA NUK ËSHTË PROBLEMI MË I MADHË NË JUG TË SERBISË POR MOSRRESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE

Bujanoc, 22. gusht 2023. Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë se problemi më i madh në jug të Serbisë është refuzimi i vazhdueshëm i shtetit për t’i pranuar shqiptarët si qytetarë të barabartë dhe të denjë, e jo infrastruktura dhe ekologjia, siç pretendon Aleksandar Martinoviq, kryetari i ri i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Kamberi ka reaguar pas takimit të parë të Martinoviqit me krerët e tri komunave. Siç deklaroi ai, presidenti është i ri, por mënyra e të menduarit mbetet e njëjtë.
“Refuzimi i Serbisë për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara dhe refuzimi i simetrisë në të drejtat si standard për trajtimin e ndërsjellë të minoriteteve po e mban peng Luginën e Preshevës”, ka theksuar Kamberi.
Në takimin e parë, të mbajtur në Bujanoc më 18 gusht, me kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Aleksandar Martinoviq në një deklaratë për media, siç thotë Kamberi, ka konstatuar se “problemi kryesor i këtyre komunave është ekologjia dhe ekonomia. ”
– Dy probleme serioze, për çdo komunë në territorin e Serbisë dhe në të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Asgjë konkrete nuk u tha për detyrat dhe misionin për të cilin është formuar Trupi Koordinues në vitin 2000, duke filluar nga lufta e OÇPMB-së me forcat e Ushtrisë Jugosllave dhe të Serbisë, me detyra specifike për zgjidhjen paqësore të krizës dhe integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore si dhe të ndihmojë në zhvillimin e shpejtë ekonomik të rajonit më të pazhvilluar – thotë Kamberi.
Detyra e parë u krye me sukses, shton ai, por ky rajon mbeti me të ardhurat më të ulëta në Serbi, duke mbetur i tillë edhe 22 vjet pas përfundimit të konfliktit.
– Pjesëmarrja e shqiptarëve në organet shtetërore (gjyqësori, policia, dogana, inspeksionet, shëndetësia, sigurimet shoqërore, shpërndarja e energjisë elektrike, hekurudhat etj.) mbetet në nivel simbolk dhe paraqet shkelje flagrante të dispozitave të legjislacionit (Kushtetuta e Serbisë Nr 77, Ligji për minoritetet Nr. 20) – thotë Kamberi.
Ai vlerësoi se ekologjia dhe ekonomia janë probleme dhe tema serioze ë cilat duhet të trajtohen, por që në këtë rast po përdoren për të larguar vëmendjen nga obligimet tjera prioritare që Serbia refuzon t’i zbatojë.
– Problem prioritar në Luginën e Preshevës mbetet paaftësia dhe refuzimi i Serbisë për t’i pranuar shqiptarët si të barabartë dhe të denjë për pjesëmarrje proporcionale në organet shtetërore, nga të cilat ata janë përjashtuar që nga koha e Millosheviqit. Refuzimi për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara dhe tendenca jokonstruktive për shmangien e simetrisë si standard për trajtimin e ndërsjellë të pakicave po e mban peng zhvillimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në Luginën e Preshevës – thekson Kamberi.
Ai pyeti nëse TK do të merret me procesin e pasivizimit të vendbanimit, i cili drejtohet kundër komunitetit shqiptar dhe kur do të fillojë integrimi/punësimi i shqiptarëve në institucionet publike të republikës në përputhje me strukturën etnike të këtyre komunave. Siç thotë ai, në takim është dashur të ngrihen një sërë çështjesh të tilla.
Sa do të jetë kjo temë në agjendën e kryetarit të ri të Trupit Koordinues, do të tregojë koha, por refuzimi i tij për të vizituar objektet komunale në Preshevë dhe Bujanoc dhe mbajtjen e një takimi në hapësirat e Fakultetit Ekonomik dëshmon për qasjen jo konstruktive të kryetarit të Trupit Koordinues. Pse nuk është mbajtur mbledhja në objektin e Trupit Koordinues, i cili gjendet në ndërtesën e komunës në Bujanoc? Rastësi e pastër apo taktikë e planifikuar për të mos njohur legjitimitetin e pushtetit lokal në Bujanoc, pasi në të nuk ka parti serbe – thotë Kamberi.
Ai pyeti se a nuk është ky trend i krijimit të një qeverie paralele që po mundohet të na e imponojë kryetari i ri i Trupit Koordinues.
“Presim që Trupi Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të mos përdoret për kalkulime politike lokale dhe të mos jetë në shërbim të agjendave politike personale të askujt, por në funksion të realizimit të obligimeve që ka marrë Serbia në marrëveshjet e lartpërmendura”, ka përfunduar Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *