Bujanoc, 23. gusht 2023. Në institucionet shëndetësore në jug të Serbisë, për nga numri i të punësuarëve shqiptarët përfaqësohen me 20 për qind, të cilave u referohet popullata shqiptare që jeton në këtë zonë, pohon Ardita Sinani, politikane nga Presheva dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sinani prezantoi informacionin se nga 1.382 punëtorë në qendrat shëndetësore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, spitalin e Vranit, Spitalin special në Banjë të Bujanocit dhe Banjën e Sijarinës (komuna e Medvegjës), vetëm 268 janë shqiptarë.
Në Qendrën Shëndetësore të Vranjës, e cila ofron kujdes shëndetësor të nivelit sekondar për popullatën e rrethit të Pçinjës, ku shqiptarët përbëjnë gati 30 për qind, në mesin e 700 të punësuarve nuk ka asnjë punëtorë nga kjo pakicë kombëtare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Sinani, në mesin e 51 punëtorëve në Banjën në Bujanocit nuk ka asnjë shqiptar.
Numri më i madh i shqiptarëve janë të punësuar në Shtëpinë e Shëndetësisë në Preshevë – 184, nga gjithsej 231 punëtorë.
Në Shtëpinë Shëndetësore të Bujanocit punojnë 79 shqiptarë dhe 147 serbë.
“Përfaqësimi/integrimi në institucionet shtetërore nënkupton marrjen e masave urgjente që do të siguronin “pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore” në përputhje me “strukturën proporcionale të popullsisë së këtyre komunave”. Kjo kërkesë bazohet në nenin 21 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, nenin 77 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe nenin 15 të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Një shembull i kësaj është dispozita që garanton minoritetet “pjesëmarrje në jetën publike dhe barazi në rastin e punësimit në shërbimet publike”. Ligji urdhëron që në rastin e “punësimit në shërbimet publike, përfshirë policinë, duhet të merret parasysh struktura kombëtare e popullsisë, përfaqësimi përkatës dhe njohja e gjuhëve që fliten në fushën e autoriteteve ose shërbimeve. ”, thotë Sinani me këtë rast.
Sipas saj, në Luginën e Preshevës, siç e quajnë shqiptarët zonën e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Mevegjës, as Programi i vitit 2001, as Marrëveshja për riorganizimin e Trupit Koordinues të vitit 2009. as “Plani Shtatëpikësh” nuk kanë dhënë rezultate qoftë edhe minimale në integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore rajonale dhe republikane.
Praktika tregon se për të mundësuar integrimin e pakicës kombëtare nuk mjafton vetëm baza ligjore, pa ekzistimin e vullnetit politik të Qeverisë,”, shton Sinani.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu ka reaguar pasi tetë serbë dhe nëntë shqiptarë janë punësuar së fundi në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, siç tha ai, në një komunë ku mbi 95 për qind e popullsisë janë shqiptarë.
Lutfiu foli të hënën edhe për punësimin në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, duke thënë se në konkursin e fundit vendin e punës e kanë marrë një mjek dhe një infermiere, të dyja nga komuniteti serb.
– Po vazhdon diskriminimi ndaj shqiptarëve në sferën e punësimit – tha Lutfiu.