Shkruan: R. Iriq
Bujanoc, 23. gusht 2023. Në konkursin e Ministrisë së informacionit, rezultatet e të cilit u shpallën dhjetë ditë më parë, nuk ndodhi asgjë spektakolare. Gjithçka përfundoi sipas thënies popullore “kush është nën dardhë ha dardha”, që do të thotë se mediat, të cilat janë të preferuarat e shtetit, kësaj radhe i plotësuan nevojat e tyre financiare me paratë e qytetarëve të Serbisë.
Për sa na takon neve në rrethin e Pçinjës, kjo në radhë të parë i referohet RTV Vranjës dhe RTV Bujanocit, pronar i të cilëve është Zoran Veliçkoviq Zuja. Me këto dy shtëpi mediatike, përkatësisht me 6 media, ai në këtë konkurs ka marrë nga Ministria gjithsej 10 milionë dinarë. Ajo që iu intereson qytetarëve të Bujanocit është se RTV Bujanoci ka marrë 4.5 milionë dinarë. Qytetarët kanë mbetur të ndjekin programet e kësaj shtëpie dhe të gjykojnë vetë se çfarë kanë përfituar për ato para.
Portali i RTV Bujanoci ka publikuar lajmin më të ri në muajin shkurt, të cilin mund ta shihni vetë duke klikuar KËTU.
Në këtë garë, më i fortë se ai në Serbi ishte vetëm manjati i famshëm i Krushevcit Radojica Milosavljeviq, i cili është pronar i 13 kompanive mediatike, pra rreth 40 mediave në Serbi.
Por ta lëmë mënjanë Radojicën dhe të kthehemi në Vranjë dhe në rrethin e Pçinjës. Tabela e mëposhtme tregon rezultatet tona të plota në këtë konkurs.
——————————————————————————————————
EMRI QYTET, NUMRI NUMRI TË HYRAT PROJEKTET
I MEDIAS E KOMUNA I PROJEKTEVE I PROJEKTEVE TË NGA PROJEKTI E
OSE OJQ-së OSE APLIKKIMEVE PRANUARA NË DINARË REFUZUARA
——————————————————————————————————
RTV Vranje Vranjë 10 7 5.500.000 3
RTV Bujanoc Bujanoc 9 6 4.500.000 3
TV Vranjska plus Vranjë 6 4 3.075.000 2
OJQ Bëhu aktiv Preshevë 2 2 1,000,000 –
TV Info puls Vranjë 4 1 800.000 3
Qendra e informacionit.
Surdulicë 1 1 800,000 –
Ok radio Vranjë 1 1 700.000 –
OJQ Zëri Rinor Preshevë 1 1 450,000 –
OJQ Livrit Preshevë 1 1 450,000 –
Pçinjski 017 Bujanoc 2 1 400.000 1
Qendra për Kulturë
Bosilegrad 1 1 400,000 –
TV Aldi Preshevë 4 – ———-– 4
Ritmi TV Vranjë 3 – –———– 3
QED Lugina Bujanoc 3 – ———–– 3
Perspektiva Bujanoc 3 – ———–– 3
OJQ Variacioni Bujanoc 3 – ———–– 2
OJQ CEDEM Vranjë 2 – ———–– 2
RTV 017 Vranjë 1 – ———-– 1
OJQ SPA Vranjë 1 – ———-– 1
OJQ Viz. Atrakt. Bujanoc 1 – ———– 1
OJQ ORD Bujanoc 1 – ———– 1
ShG Etika Bujanoc 1 – ———-– 1
OJQ Melj Preshevë 1 – ———– 1
——————————————————————————————————
24 7 64 26 18,075,000 38
——————————————————————————————————
Të dhënat nga kjo tabelë nuk duhen interpretuar, por ato mund të vëzhgohen dhe komentohen nga këndvështrime të ndryshme.
Kështu që bie në sy e dhëna se në këtë konkurs të Ministrisë nga Surdulica ka ardhur vetëm se një projekt dhe ai ka kaluar, ndërsa dy nga Vladiçin Hani, por që të dy janë refuzuar.
Kalueshmëria e projekteve të vetëqeverisjes lokale nga rrethi Pçinjës është paraqitur në tabelën e mëposhtme.
————————————————————————————————————
QYTET, NUMRI NUMRI TË HYRAT PROJEKTET
KOMUNA I PROJEKTEVE I PROJEKTEVE TË NGA PROJEKTI E
OSE APLIKKIMEVE PRANUARA NË DINARË REFUZUARA
————————————————————————————————————
VRANJE 28 13 10.075.000 15
BUJANOVAC 23 7 4.900.000 16
PRESHEVË 9 4 1.900.000 5
SURDULICA 1 1 800,000 –
BOSILEGRAD 1 1 400,000 –
HAN 2 – —————– 2
TËRGOVISHTË – – —————— –
Më poshtë janë disa të mira për analistët.
Ministria e Kulturës këtë vit, si dhe dy vitet e mëparshme, ka ndarë 310 milionë dinarë për bashkëfinancim të projekteve të mediave të shkruara dhe elektronike.
Gazetat, televizionet, radiostacionet, portalet, produksionet dhe disa organizata të shoqërisë civile, të ndara në nëntë kategori, konkurruan me 1194 projekte.
Komisionet, në të cilat ishin disa ekspertë të njohur, vendosën që 464 projekte të bashkëfinancohen me fondet e Ministrisë, që do të thotë se kalueshmëria e projekteve ishte 38.9 për qind.
Në totalin e projekteve të miratuara (464), 26 nga rrethi i Pçinjës marrin pjesë me 5.6 për qind, që nuk është edhe aq keq, po të kemi parasysh raportin e numrit të mediave dhe numrit të banorëve këtu dhe në Serbi.