ISMAILI: SI “LULËZOI” BUJANOCI GJATË QEVERISJES GJITHËSHQIPTARE

Bujanoc, 25. gusht 2023. Kanë kaluar tre vjet nga vendosja e qeverisë “gjithëshqiptare” në komunën e Bujanocit, me Nagip Arifin në krye, por pa përfaqësues serbë. Gazetari Jeton Ismaili nga Tërnoci me ironi ka komentuar punën e deritanishme të kësaj qeverie, ndërsa tekstin e tij po e transmetojmë në tërësi.
Shkruan: Jeton Ismaili
Si lulëzoi Bujanoci gjatë qeverisjes gjithëshqiptare
Fillimisht, Qeveria dhjetëfishoi donacionet për Bujanocin.
Ambasadat dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kaluan më shumë kohë në Bujanoc sesa në selitë e tyre diplomatike. Përveç kësaj, ata derdhën miliona në këtë komunë.
U themelua Asociacioni i Komunave Shqiptare.
U ndryshua emërtimi i rrugëve dhe shesheve. Morën emërtime si Adem Jashari, Agim Ramadani, Ridvan Qazimi, Xhevë Ladrovci…
Por edhe kjo nuk mjaftoi, shumica qeverisëse shpalli referendum dhe iu bashkua Kosovës.
U ndërtuan dhjetëra fabrika, andaj nuk kishte më të papunësuar. Për të plotësuar mungesën e punëtorëve vinin njerëz nga tjera komuna..
Migrimi për në Gjermani u çrrënjos krejtësisht. Bile, me mijëra banorë që për vite kishin jetuar dhe punuar në Evropë filluan të kthehen në atdhe.

Vendbanimet morrën krejt pamje tjetër. U ndërtuan parqe, fusha sporti, pishina, etj.
Nuk kishte më subvencione për biznese nga një mijë euro, por nga 100.000.

Me miljona euro për sport, kulturë dhe rini.
Nuk kishte më përpjestim për praktikanta sipas përkatësisë partiake por secilit që donte u mundësohej praktika jashtë vendit, kryesisht në selinë e BE-së në Bruksel.

Për punësime partiake as që flitej më. Nuk kishte nepismena partiak në adinistratë. Të gjihë përdornin intelegjencën artificiale.

Edhe në + 50 gradë, ujë kishte mjaftueshëm. Teprica shërbente për kultivimin e peshqve në bazene të krijuara enkas.
Bujanoci qe binjakëzuar me Mançesterin, Barcelonën, Milanon…
Qent endacakë ishin zhdukur në tërësi, fëmijët i merrte malli të shohin ndonjë në rrugë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *