KONKURSI I EU PRO PLUS: PËR NDËRMARRËSI TË GRAVE DHE TË RINJËVE 375.000 EURO

Bujanoc, 25. gusht 2023. Programi EU PRO Plus ka hapur një konkurs për mbështetjen e grave dhe sipërmarrësve të rinj përmes blerjes së pajisjeve, në shumë totale prej 375.000 euro.
Siç njofton Komuna e Bujanocit, programi ka për qëllim zhvillimin e biznesit në mesin e grave dhe të rinjve dhe rritjen e punësimit dhe konkurrencës së ekonomisë lokale në 43 komuna të pazhvilluara që janë të përfshira në programin e BE – PRO Plus.
“Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs e kanë të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç dhe gratë e papuna (pa kufizim moshe) që janë në regjistrat e Shërbimit kombëtar të punësimit, që kanë vendbanimin dhe planifikojnë të fillojnë biznesin e tyre në një nga 43 qeverisjet vendore”, theksojnë nga Komuna.
Për grante mund të aplikojnë edhe sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe të rinjve, të regjistruar në 1 janar 2022.
Shuma e mbështetjes për projekte individuale është nga 5000 deri në 10000 euro.
Konkursi është i hapur deri më 12 shtator 2023.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *