NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË 158 BANESA TË DHËNA ME QIRA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25. gusht 2023. (Foto iulustrim) – Nga gjithsej 9.810 banesa (shtëpi) të regjistruara në komunën e Bujanocit, 158 njësi banesore janë dhënë me qira, sipas të dhënave të fundit të Entit republikan të statistikave (ERS).
Sipas të dhënave zyrtare të ERS-së, në numrin më të madh të banesave – 2.356 – banorët e komunës së Bujanocit kanë në dispozicion nga 20 deri në 29.9 metra katrorë për një anëtar të ekonomisë familjare.
Janë regjistruar 397 raste me vetëm deri në 10 metra katrorë të sipërfaqes së disponueshme të objektit të banimit për anëtar të familjes.
Në komunën e Bujanocit janë 1049 banesa me më shumë se 3 dhoma për një anëtar të amvisërisë, por edhe 785 banesa në të cilat një person ka gjysmë dhomë.
Nga gjithsej 9810 banesa janë në shitje vetëm 158 – 102 në qytet dhe 56 në zonat rurale.
Përdryshe, pak më pak se 9500 banesa janë në pronësi private.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *