PRODEKANI I FAKULTETIT EKONOMIK: PO PËRPIQEMI TA SIGUROJMË PRAKTIKËN E STUDENTËVE PËR PUNËSIM TË GARANTUAR PAS STUDIMEVE

Bujanoc, 25. gusht 2023. Dr. Radenko Mariq, prodekan i Fakultetit ekonomik në Suboticë, departamenti në Bujanoc, thotë se fakulteti përpiqet të gjejë sa më shumë punë praktike për studentët në mënyrë që ata të kenë një punë të garantuar pasi të diplomojnë.
Fakulteti ekonomik në Bujanoc këtë vit ka regjistruar 53 studentë, ndërsa për afatin e dytë të regjistrimit mbeten edhe 37 vende të lira buxhetore. Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet më 4 dhe 5 shtator, kurse provimi pranues do të mbahet më 8 shtator.
Ky fakultet shtetëror, me seli në Suboticë, me departamentet e ndara në Novi Sad dhe Bujanoc, ka ekzistuar aq gjatë sa Universiteti i Novi Sadit dhe ka qenë pjesë e tij që nga fillimi. Tani është në top listën e fakulteteve në të cilin studentët e ardhshëm regjistrohen masivisht çdo vit, kështu që këtë vit është në listën e tre më të kërkuarve në Universitetin e Novi Sadit.
Mariq thekson se synimi kryesor i administratës është që cilësia e mësimdhënies dhe cilësia e vetë hapësirës të jenë në nivel të lakmueshëm, transmeton Radio 021.
– Ne investojmë edhe në pajisjet që studentët përdorin në ligjërata dhe ushtrime, sepse sot është jashtëzakonisht e rëndësishme që ata të kenë mundësi maksimale për të ndjekur aplikacionet moderne, sepse në të kundërtën studimi disi e humb kuptimin. Ne në fakt ne i përgatisim ata që kur të punësohen të jenë plotësisht të aftë për atë që kanë studiuar – shton Mariq.
Fakulteti gjen me sukses praktika për studentët në mënyrë që ata të kenë një punë të garantuar kur të diplomohen.
– Ne kemi nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh për bashkëpunim afarist, që do të thotë se kompanitë nga e gjithë Vojvodina, madje edhe nga Beogradi, vijnë në fakultet dhe pranojnë studentët më të mirë për praktikë, dhe një numër i madh i rasteve të tilla përfundojnë me kontrata pune – thekson profesor Mariq.
Ai në vazhdim thotë se ky fakultet është një vend studimi që mbetet në kujtime të bukura, pjesërisht për shkak të parlamentit të fortë studentor që ofron objekte të shumta sportive dhe kulturore që ata mund t’i gëzojnë.
– Me gjithë atë pamje, studenti ka hapësirë të jetë student dhe të ketë mësim cilësor nga njëra anë, dhe të ketë një jetë sociale cilësore në fakultet nga ana tjetër – thotë ai.
Fakulteti Ekonomik ishte jashtëzakonisht i kërkuar në afatin e qershorit, me ç’rast ishin gjithsej 700 kandidatë që aplikuan në provimin pranues, në tre qytete, nga të cilët 665 u regjistruan në drejtimet e dëshiruara.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *