Bujanoc, 28. gusht 2023. Departamenti për situata emergjente në Ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, të martën, më 29 gusht, ka paralajmëruar autoritetet në komunën e Bujanocit për fatkeqësi elementare si pasojë e ndryshimit të motit.
Reshjet dhe stuhitë që priten në Serbi të martën, më 29 gusht 2023, në lokalitete të ndryshme do të jenë më intensive (nga 20 deri në 40 mm të reshura në një kohë të shkurtër), me breshër dhe erëra të stuhishme me probabilitet më të lartë të paraqitjes pasdite dhe në mbrëmje në pjesën jugore, qendrore dhe lindore të vendit”, thuhet në njoftim.
Ai paralajmëron mundësinë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe në trafik.
Këtu janë udhëzimet e plota:
“Në këtë drejtim, është e nevojshme të ndërmerren masa sa më poshtë për t’u përgatitur për ballafaqim eventual me rrezikun dhe pasojat që mund të sjellë:
1. Të vihet në dukje nevoja e marrjes së masave për parandalimin dhe zbutjen e pasojave të rrjedhave të rrëmbyeshme të ujit dhe vënia në gatishmëri e shërbimeve komunale kompetente dhe e të gjitha subjekteve të tjera për t’u përgjigjur në situata të tilla.
2. Në bashkëpunim me shërbimet kompetente inspektuese dhe komunale, të kryhen vizita parandaluese në lokacione kritike në rrjedhat ujore të rendit të dytë si kanale dhe ura, të parandalohet bllokimi i mundshëm i tubave të rrjedhjeve ujore dhe të merren masat adekuate për eliminimin e mangësive të vërejtura.
3. Të bëhet bashkërendimi me ndërmarrjet publike të administrimit të ujërave kompetente territoriale në rast të zbatimit të mbrojtjes nga përmbytjet.
Për këto ndryshime të paralajmëruara të motit duhet informuar qytetarët dhe t’u jepen udhëzimet e nevojshme se si të sillen në kushtet e parashikuara të motit.
Përmes mjeteve të informimit publik qytetarët të informohen për të gjitha masat e marra.
Për aktivitetet e ndërmarra raportoni rregullisht në Sektorin për situata emergjente, Drejtorinë për situata emergjente në Vranjë, përmes Qendrës operative me telefon 1985; 424-222 ose email czovr@mup.gov.rs.
PARALJMËROHEN QYTETARËT: BËHUNI GATI PËR NDRYSHIM TË MOTIT
Bujanovačke29. Aug 2023.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostKAMBERI I FTOI SHQIPTARËT QË PËR SHKAK TË FAMILJES NGA MAQEDONIA VERIORE PROFILET E TYRE TË DUKE KUQ E ZI
Next PostSUAT CUKI DHURON GJITHË HONORARIN E TIJ PËR SHËRIMIN E TEODORËS