KLENIKU QË NGA E MARTJA PA RRYMË, RREZIKOHET MALLI NË FRIGORIFER TË FIRMËS LOKALE NË VLERË 2.5 MILIONË DINARË

Bujanoc, 30. gusht 2023. Fshati Klenikë ka pothuajse 20 orë pa energji elektrike pas stuhisë që goditi këtë zonë mbrëmjen e së martës, thonë banorët e këtij fshati.
Për këtë është veçanërisht e shqetësuar Natalija Petroviq, e cila ka tre frigoriferë në këtë fshat me 10 tonë mjedra dhe manaferra të grumbulluara në vlerë prej 2.5 milionë dinarë.
– E thirrëm Distribucionin, thonë se po punohet, ndërkaq atyre nuk iu intereson fakti se neve me gjasë po na prishet malli. Më thonë se duhet të blej një gjenerator ndërsa kur nuk paguhet rryma në kohë, paralajmërojnë dhe kërcënojnë se do të na shkëpusin nga rrjeti, thotë Natalija është e indinjuar.
Ajo shton rryma nuk ka që nga e martja, rreth orës 19:00, dhe se as që guxon ta paramendoj se në çfarë gjendje është malli i saj.
Teksa po bisedonim (të mërkurën rreth orës 12), Natalija na tha fjalët e autoriteteve në EPS se defekti është rregulluar dhe se shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Vetëm pasi të vie rryma ajo do të jetë në gjendje të hapë frigoriferin dhe të kontrollojë gjendjen e frutave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *