RREGULLAT E REJA SHKOLLORE: NOTA E SJELLJES PJESË E NOTËS MESATARE, LARGIMI I NXËNËSIT NË 5 DITË

Bujanoc, Beograd, 30. gusht 2023. – Ministrja e Arsimit Sllavica Gjukiq-Dejanoviq ka paralajmëruar se nga ky vit shkollor do të ketë ndryshime në sistemin arsimor.
Në një intervistë për Veçernje Novosti, ajo tha se gjatë seancës së vjeshtës, parlamenti do të miratojë ndryshime në disa ligje arsimore, “qëllimi i të cilave është forcimi i funksionit arsimor të shkollave si dhe zbatimi i masave të përcaktuara më parë për parandalim më të mirë dhe reagim e veprim më efikas në rastet e dhunës në shkolla”.

“Ndër të tjera, këto ndryshime ligjore do të mundësojnë që notat e nxënësve nga klasa e dytë e shkollës fillore të përfshihen në notën mesatare në fund të gjysëmvjetorit dhe në fund të vitit, zvogëlimi i numrit të nxënësve në një paralele, deri në maksimum 28, dhe mundësia e largimit të nxënësve nga procesi mësimor për së paku pesë ditë në rast të shkeljeve më të rënda të obligimeve të nxënësve”, tha Gjukiq Dejanoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *