Bujanoc, 31. Nënkryetari i komunës, Shqiprim Musliu, bashkë me dhjetëra bashkëmendimtarë, të enjten në mëngjes e ka bllokuar hyrjen në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc me. Ata vendosën në hyrje dy pankarta, në serbisht dhe shqip, ku shkruhej “Shtëpia e diskriminimit” me vendosjen e shenjës “x” mbi fjalën “e shëndetit”.
Bllokada ka zgjatur nga 7 deri në 8 orë ndërkohë që ka ndërhyrë edhe policia.
Gjatë asaj kohe pacientët hynë në Shtëpinë e shëndetit përmes hyrjes së Urgjencës.
Musliu ka bërë të ditur në llogarinë e tij në FB se bllokada është kundërpërgjigje ndaj diskriminimit gjatë punësimit në këtë institucion, të cilin e bën drejtoresha Daliborka Pavloviq. Siç tha ai, nuk janë diskriminuar vetëm shqiptarët, por edhe serbët dhe romët nga Bujanoci, sepse vendet e punës u janë dhënë njerëzve nga qytetet tjera.
“Në konkursin e fundit për mjekë dhe staf mjekësor kanë marrë vendin e punës njerëz që nuk janë nga Bujanoci. Dhe ndërsa mjekët tanë janë të dëshmuar në Evropë, këtu nuk janë të tillë sepse drejtoresha zgjedh më të mirët. Për këtë nuk diskriminohen vetëm shqiptarët, por edhe bashkëqytetarët tanë serbë dhe romë. Ky nuk është vetëm diskriminim etnik, por edhe njerëzor”, thotë Shqiprim Musliu.
Në grupin e protestuesve ishte edhe Nevzad Lutviu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, mik partiak i Shqiprim Musliut, i cili udhëheq Lëvizjen për progres demokratik.
Lutfiu më herët kishte shprehur pakënaqësinë me postimet në rrjetet sociale për, siç tha ai, diskriminimin gjatë punësimit të shqiptarëve në Shtëpinë e shëndetit.
Početna FILLIMI MUSLIU ME BASHKËMENDIMTARË BLLOKON HYRJEN E NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË PUNËSIMIT TË SERBËVE NGA QYTETET E TJERA (VIDEO)
MUSLIU ME BASHKËMENDIMTARË BLLOKON HYRJEN E NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË PUNËSIMIT TË SERBËVE NGA QYTETET E TJERA (VIDEO)
Bujanovačke1. Sep 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKRYETARI I KKSH-së: NUK KEMI ASGJË KUNDËR PUNËSIMIT TË SERBËVE, ME KUSHT QË TË JENË NGA BUJANOCI
Next PostDR. PAVLLOVIQ: KRITER PËR PUNËSIM NË SHTËPINË E SHËNDETIT ËSHTË EKSPERTIZA E JO PËRKATËSIA KOMBËTARE