Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 31. gusht 2023. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSH) Nevzad Lutfiu thotë se nuk ka asgjë kundër punësimit të mjekëve nga komuniteti serb dhe rom në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, por se është e papranueshme këtu të punësohen kuadro nga qytetet dhe komunat tjeraa, ndërkohë që të mos ketë për shqiptarët e Bujanocit . Ai thekson se pikërisht kështu ka ndodhur edhe në konkursin e kaluar, që ka qenë arsyeja e protestës së sotme para këtij institucioni shëndetësor.
-Sipas informacioneve që kemi, në konkursin e fundit në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë refuzuar 7 mjekë shqiptarë, ndërsa është pranuar një personel nga Vranja. Ne nuk jemi aspak kundër punësimit të personelit serb apo rom që jetojnë në Bujanoc, por është i papranueshëm pranimi i personelit nga qytetet tjera dhe refuzimi i personelit shqiptar që jeton në Bujanoc”, ka thënë Lutfiu lidhur me ngjarjen në Shtëpinë e Shëndetit.
Të enjten në mëngjes, kryetari i partisë së Lutfiut dhe nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, bashkë me dhjetëra bashkëmendimtarë ka bllokuar hyrjen në Shtëpinë e shëndetit. Ata vendosën në hyrje dy pankarta, në serbisht dhe shqip, ku shkruhej “Shtëpia e diskriminimit” ku mbi fjalën “shëndetit” ishte shkruar x. Të njëjtat mbishkrime janë vendosur edhe para Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Presidenti i KKSH-së e quajti këtë protestë një aksion simbolik kundër diskriminimit.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, doktoresha Daliborka Pavloviq, më herët ka mohuar se shqiptarët diskriminohen gjatë punësimit, duke theksuar se kriter për punësim janë ekspertiza dhe nevojat e institucionit, e jo nacionaliteti.
Sipas informatave jozyrtare që ka marrë Bujanovacke, në konkursin e fundit, një teknik mjekësor nga Bujanoci është punësuar për një kohë të pacaktuar në Shtëpinë e shëndetit, ndërsa mjeku i sapo punësuar është nga fshati Neradovc afër Vranjës.
Početna FILLIMI KRYETARI I KKSH-së: NUK KEMI ASGJË KUNDËR PUNËSIMIT TË SERBËVE, ME KUSHT QË TË JENË NGA BUJANOCI
KRYETARI I KKSH-së: NUK KEMI ASGJË KUNDËR PUNËSIMIT TË SERBËVE, ME KUSHT QË TË JENË NGA BUJANOCI
Bujanovačke1. Sep 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostSI TË RUHET ELASTICITETI I LËKURËS: 9 RREGULLAT E ARTA
Next PostMUSLIU ME BASHKËMENDIMTARË BLLOKON HYRJEN E NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË PUNËSIMIT TË SERBËVE NGA QYTETET E TJERA (VIDEO)