Përderisa një numër shumë i vogël profesorësh luftuan për tekstet shkollore nga Fondacioni “Alek Kavçiq”, nxënësve të tjerë në Serbi, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre nga Beogradi, për blerjen e teksteve – të reja apo edhe të perdorura, iu desht që për këtë vit shkollor të ndanin nga buxheti familjarë nga 10.000 deri në 20.000 dinarë. Përderisa prindërit nga jugu i Serbisë, Shumadia dhe qarku i Moravës, janë të indinjuar, duke kërkuar libra falas për fëmijët jashtë kryeqytetit, qeveria e Kosovës dhuron para për tekste shkollore për nxënësit shqiptar të shkollave fillore në Preshevë dhe Bujanoc, mirëpo qeveria serbe nuk ka përfunduar rikonstruksionin e shkollës, andaj një pjesë e nxënësve nga Bujanoci, informohet një ditë para fillimit të vitit shkollor se do të vijojë mësimet në Shtëpinë lokale të kulturës lokale
*Nevoja e qytetarëve në jug të Beogradit është të kenë rrjetin e tyre kombëtar. Ky tekst është krijuar me iniciativën e mediave “Južne vesti”, “Ozonpress”, “Glas Šumadije” dhe “Bujanovačke”.
Bujanoc, Nish, Kragujevc, Çaçak 2. shtator 2023. (Foto Glas Šumadije) – Lajmi se të gjithë nxënësit në shkollat e Beogradit do të marrin libra shkollor falas i lumturoi prindërit në kryeqytet, por edhe zemëroi një pjesë të madhe të Serbisë. Shembullin e Beogradit në jug e ndoqën vetëm dy komuna – Surdulica dhe Vladiçin Hani, komuna që shpesh janë në fund të statistikave mbi pagat mesatare dhe Prokuplja që ofroi tekste falas për të gjithë fillestarët.
Dy ditë para fillimit të vitit shkollor, nxënësit në Surdulicë morën tekste të reja, të cilat do t’i kthejnë në bibliotekën komunale në fund të vitit shkollor.
Në Vranjë tekstet shkollore nuk janë falas, por Këshilli i qytetit vendosi që çdo nxënës i klasës së parë të marrë 7000 dinarë kur shkollat të dorëzojnë listën në qytet, ndërsa situata është e ngjashme në Svërlig, ku përveç mjeteve shkollore, për prindërit e nxënësve të klasave të para komuna ndau edhe 5000 dinarë nga thesari komunal.
Shkuarja në shkollë duhet të jetë një ditë e këndshme për nxënësit dhe më së shpeshti është një kujtesë për prindërit se arsimi në Serbi nuk është aspak falas. Vetëm për librat për klasën e parë të shkollës fillore duhet të ndahen mbi 10.000 dinarë, e përveç kësaj duhet të sigurohet një çantë shpine, fletore, aksesorë, pajisje për edukim fizik…
Sa më e lartë të jetë klasa, aq më i lartë është çmimi
Për fëmijën tim, i cili është në klasën e 7-të, librat kushtojnë 17.500 dinarë, kurse vetëm libri i biologjisë kushton 1.750 dinarë. Kaq kushton një nga librat e mi të kolegjit profesional. Kërkojnë katër libra për gjuhën serbe, disa për secilën lëndë ndërsa fletoret duhet të jenë të lidhura. Ata as nuk arrijnë të hapin të gjithë librat që sjellin atje. Çantat e shpinës së fëmijëve tanë janë 15 kg, asnjëherë më shumë libra dhe asnjëherë më pak njohuri – tha një nënë.
Disa profesorë luftuan për tekste më të lira të ofruara nga Shkolla e Re, gjegjësisht Fondacioni Alek Kavaçiq, kurse mësuesi i Shkollës Fillore “Mësuesi Tasa”, Dejan Petroviq vazhdimisht theksoi se tekstet e Fondacionit janë të cilësisë së lartë dhe se çmimi i tyre lehtëson buxhetin e ekonomive familjare.
Në Nish, që nga viti i kaluar, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, prindërit e të cilëve ose të dy prindërit kanë aftësi të kufizuara të shkallës së parë ose të dytë kanë të drejtën e teksteve shkollore falas.
Në fund të vitit të kaluar, kryetarja e Nishit, Dragana Sotirovski, tha se qyteti nuk ka mundësi t’i ndihmojë të gjithë fëmijët, por nëse buxheti e lejon këtë, nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë nxënësit e klasës së parë do të kanë tekste falas.
Ndonëse në rrjetet sociale ka publikuar statistikat “Buxheti i qytetit të Nishit, konfirmim zhvillimi”, kryebashkiakja thekson se “qyteti po ecën mirë financiarisht” por nuk ka tekste falas për nxënësit e klasës të parë.
Këshilli i Qytetit të Nishit vendosi që pikërisht për këtë, të gjithë nxënësit e shkollave me vendbanim në Nish dhe ata nga komunat-qytetet fqinje që vijojnë mësimet në shkollat e mesme të Nishit të kenë transport falas në të tri zonat e territorit të qytetit, në mënyrë që nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre kanë një përfitim më të madh në vend se këtë privilegj ta gëzonin vetëm prindërit e nxënësve të klasave të para.
Me vendim të Qeverisë, Ministria e Arsimit ofron një pjesë të madhe të teksteve të shkollave fillore falas për nxënësit e familjeve me status të rrezikuar social, për nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe me invalidëve, si dhe për nxënësit që janë fëmija i tretë , i katërt…..
Oppozita në Beograd dhe deklaratat e fundit të Presidentit të Serbisë se këto nuk janë tekste falas, por para të të gjithë qytetarëve, por vetëm për kryeqytetin, inicioi edhe një peticion që u nënshkrua nga 30 mijë prej tyre në vetëm një ditë në Faqen e internetit Kreni-promeni, e cila kërkon libra shkollorë falas për të gjithë fëmijët në Serbi që ndjekin arsimin fillor.
Opozita në Nish ka kërkuar vazhdimisht që fëmijët në jug të Serbisë të kenë të njëjtin trajtim si ata në Beograd, dhe tema e protestës së re “Serbia kundër dhunës” janë tekstet shkollore falas.
Ka libra – nuk ka shkollë
Vetëm nxënësit e shkollave fillore shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë morën tekste falas, falë donacionit prej 250.000 eurosh nga Qeveria e Kosovës, kurse nxënësit e klasës së parë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë morën çanta shpine dhe mjete shkollore të ofruara nga Shërbimi i Trupit Koordinues për këto tri komuna.
Mirëpo, tema e teksteve falas është gjëja e fundit për të cilën mendojnë nxënësit e shkollave fillore të Bujanocit dhe prindërit e tyre, pasi vetëm një ditë para fillimit të vitit shkollor kanë marrë vesh se ku do të vijojnë mësimet. Për shkak të rikonstruksionit të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në të cilën vijojnë fëmijët serbë dhe romë, nxënësit e klasës së parë dhe të dytë do ta fillojnë vitin e ri shkollor në ambientet e Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, ndërsa nxënësit nga klasa e tretë deri në klasa e tetë do të vijojë mësimin në Shkollën e mesme “Sezai Suroi”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Orët e mësimit, përveç për fillestarët, do të zgjasin nga 30 minuta.
Shkolla është duke u rinovuar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2022 dhe afati i fundit për përfundimin e punimeve është janari i vitit pasardhës. Klasat e larta i kanë përfunduar vitin e kaluar në shkollën “Sezai Suroi”, ndërsa klasat e ulëta janë vendosur në shkollën e mesme “Sveti Sava”, e cila aktualisht është e mbyllur për shkak të rikonstruksionit dhe nxënësit e së cilës gjithashtu janë transferuar në Fakultetin Ekonomik.
Prindërit e nxënësve të shkollave fillore janë mbajtur në pezull muajin e kaluar, sepse deri më 31 gusht nuk dihej se ku do të vijojnë mësimet fëmijët e tyre, dhe disa nga prindërit erdhën në redaksinë e Bujanovaçkes dhe thanë se ndjeheshin të mashtruar, ndërsa disa ishin të gatshëm t’i regjistronin fëmijët e tyre në shkollat e fshatrave në afërsi të Bujanocit apo edhe t’i çonin fëmijët në Vranjë.
Ana Glishiq, nënë e dy nxënësve të klasës së tetë, pyet veten se si t’i përgatisë siç duhet fëmijët e saj për regjistrim në shkollën e mesme, sepse orët e tyre do të zgjasin nga 30 minuta.
Kur fëmijët filluan klasën e pestë në vitin shkollor 2020/21. për shkak të koronavirusit, pjesa më e madhe e mësimeve u organizuan online ose në përkthimin “bëja si të mundesh” në mënyrë që fëmijët të mos humbasin shumë nga shkollimi. Më vonë filloi renovimi i shkollës dhe gjetja sërish bëjë si të mundesh, sepse ora në shkollë zgjat 30 minuta, në shkollën e cila u tregua një mikpritëse e mirë – thotë një grua nga Bujanoci.
Orët e shkurtuara, thotë ai, pavarësisht përpjekjeve të mësuesve për të përfituar sa më shumë prej tyre, kanë pasoja, ndaj u bën thirrje autoriteteve të mendojnë për një lloj ore përgatitore sepse jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë për mësimet private.
“Qasje falas në libra vetëm përmes Fondacionit Alek Kavçiq”
Pas iniciativave dhe peticioneve të shumta për tekste falas, Nedeljko Ashanin, përfaqësues i Fondacionit “Alek Kavçiq”, u shpreh dhe shkroi në Facebook-un e tij se nuk pajtohet që qytetet dhe komunat të ofrojnë tekste falas, por se “e vetmja mënyrë reale është që arsimi të jetë falas në këtë moment” janë librat e Fondacionit.
Ata që firmosin peticionet online për arsim falas nuk e kuptojnë se po shkojnë sërish kundër vetes dhe kundër Serbisë. Ministria e Arsimit do të thotë – OK, mijëra nënshkrime të qytetarëve janë këtu. Prandaj, arsimi falas do të ketë në të gjithë Serbinë. Por nuk do të jetë falas. Bashkitë dhe qytetet do të paguajnë sërish botuesit më të shtrenjtë dhe me paratë e kujt? – ka shkruar Ashanin.
Tani vetëm nxënësit e tri shkollave në Kragujevc mësojnë nga librat për të cilët nuk paguajnë. Dhjetë paralele të shkollës në Çumiq, një klasë e shkollës “Stanislav Sremçeviq” dhe rreth 80 nxënës të “Zhivadinka Divac” përdorin tekste shkollore nga Fondacioni Alek Kavçiq.
Të tjerët, për dallim nga Beogradi, ende ndajnë shuma të konsiderueshme parash për tekste shkollore. Përjashtim bëjnë nxënësit e klasave të para, të cilët u pajisën pa pagesë komplete librash nga vetëqeverisja lokale.
Unë besoj se fëmijët nga Beogradi nuk duhet të privilegjohen, kjo që po bëhet është një padrejtësi – tha një grua nga Kragujevci, duke mbajtur në dorë listën e librave të nevojshëm, në një sondazh për Glas Šumadije.
Si problem i veçantë, prindërit theksojnë se shkollat marrin lista të botuesve, titujt e të cilëve është e pamundur të gjenden në stendat e shitësve vendas të librave të përdorur, ndaj detyrohen të blejnë të reja, ku çmimi i një teksti varion nga 200 në 500 dinarë, ndërsa për një komplet duhet të ndahen rreth 10.000 dinarë.
Vuçiq: Nuk ka asgjë falas
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për faktin se peticioni “kreni promeni” ka marrë mbështetjen e mbi 30 mijë qytetarëve në vetëm një ditë, ka thënë se “nuk ka asgjë falas dhe se qytetarët gjithmonë në fund paguajnë për gjithçka”.
Përgjigja nga “Kreni promeni” për komentin e tij ishte se është e vërtetë, por edhe se është plotësisht e vërtetë që qytetarët paguajnë për çdo gjë që bëhet me para publike – edhe kur ndërtohet rruga edhe kur shpërndahen para për popullin para zgjedhjeve, dhe që qytetarët të paguajnë dhe politikanët. Edhe çmimin e korrupsionit politik, aq të përhapur në Serbi, e paguajnë qytetarët.
Profesor Dr. Slobodan Cvejiq thotë për Ozonpress në Çaçak se vendimet e vetëqeverisjes lokale që ofrojnë libra falas për nxënësit e tyre janë sigurisht të mira, por se shteti duhet t’i mundësojë edhe ato vetëqeverisje që nuk kanë para në buxhetin e tyre ta bëjnë këtë në mënyrë që të mos ketë dallim mes nxënësve.
Përveç kërkesës që nga buxheti i qytetit të Çaçakut të sigurohet qëndrim ditor falas në kopshte për vogëlushët dhe teskte falas për nxënësit nxënësit, organizata Dveri nga Çaçaku ka bërë edhe një propozim se si qytetarët nuk do të ngarkohen si taksapagues.
Propozimi i tyre është rishpërndarja e pozicionve në buxhetin e qytetit.
Propozojmë që shpenzimet për qëndrimin e fëmijëve në kopshte dhe blerjen e teksteve shkollore për nxënësit të sigurohen duke rishpërndarë fondet buxhetore nga pikat si shërbime ushqimore në administrata dhe ndërmarrje publike, udhëtime jashtë vendit dhe fonde për blerjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e makinave zyrtare dhe blerje të tjera të padestinuara dhe korruptive nga të cilat, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mbi 30% janë në buxhetin e secilës vetëqeverisje lokale – tha Dveri.
Nga Lëvizja “Kreni promeni” thonë se një prind me të ardhura mesatare duhet të ndajë së paku një të tretën e pagës vetëm për të filluar vitin shkollor dhe kujtojnë se në disa vende si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Çekia , tekstet shkollore janë falas.