Bujanoc, 4. shtator 2023. Vetëm 15 për qind e shqiptarëve punojnë në institucionet dhe kompanitë shtetërore në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, çka tregon se integrimi i këtij komuniteti është një nga proceset më të pasuksesshme, pohon Ardita Sinani, politikane nga Presheva dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sinani thekson se asnjë marrëveshje apo program, si dhe Plani 7-pikësh i pranuar nga Qeveria e Serbisë, nuk kanë dhënë rezultat.
– Përfaqësimi/integrimi në institucionet shtetërore nënkupton marrjen e masave urgjente që do të siguronin “pjesëmarrjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore” në përputhje me “strukturën proporcionale të popullsisë së këtyre komunave”. Mirëpo, nuk ka dyshim se në Luginën e Preshevës nuk ka realizim të këtij qëllimi – thotë Sinani.
Sipas të dhënave që ajo prezantoi, janë gjithsej 638 punonjës që punojnë në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, prej të cilëve 98 janë shqiptarë. Megjithatë, Sinani e konsideron si ndërmarrje shtetërore edhe Industrinë e Duhanit Bujanoc (DIB), e cila në fakt është në pronësi private.
Meqë ra fjala, DIB ka 76 punëtorë, gjashtë prej të cilëve janë nga komuniteti shqiptar.
Në qendrën shëndetësore Banja e Bujanocit, në kolektivin prej 75 punëtorësh nuk ka asnjë punëtorë shqiptar. Nuk ka asnjë shqiptar në mesin e punëtorëve të Kryqit të Kuq të Bujanocit (25), si dhe në Administratën e thesarit (6), Komisariatin për Refugjatë (7).
Nga ana tjetër, në ndërmarrjet publike dhe institucionet e vetqeverisjeve lokale, përfaqësimi i shqiptarëve është dukshëm më i lartë dhe arrin në gati 60 për qind.
Për shembull, në Ndërmarrjen publike “Komunalia” në Bujanoc, punëtorët nga komuniteti shqiptar përbëjnë 57 përqind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve (163).
Në Shtëpinë e Kulturës së Bujanocit janë të punësuar 14 punëtorë, 10 prej të cilëve janë shqiptarë.
Gjithsej – nga 327 të punësuar në ndërmarrjet dhe institucionet lokale në tri komuna, 192 punëtorë janë nga komuniteti shqiptar.
Početna FILLIMI SINANI: NGA TË PUNËSUARIT NË INSTITUCIONET DHE NDËRMARRJET SHTETËRORE, VETËM 15 PËRQIND JANË SHQIPTARË
SINANI: NGA TË PUNËSUARIT NË INSTITUCIONET DHE NDËRMARRJET SHTETËRORE, VETËM 15 PËRQIND JANË SHQIPTARË
Bujanovačke4. Sep 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostBIRN: KRIMINELË SHQIPTARË NGA JUGU I SERBISË DHE KOSOVA FURNIZOJNË ME ARMË GRUPET E KONTRABANDËS
Next PostTEKSTET FALAS JASHTË BEOGRADIT: PËR FËMIJËT TANË NGA XHEPI YNË