KAMBERI TAKON BISLIMIN , BISEDOJNË PËR POZITËN E SHQIPTARËVE

Bujanoc, 5. shtator 2023. Shaip Kamberi – Deputet popullor nga Bujanoci është takuar në Prishtinë me nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës, Besnik Beslimi, për të diskutuar, siç thotë deputeti, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në jug të Serbisë dhe diskriminimin që ata pësojnë.
– E falënderova z. Bislimi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për mbështetjen financiare dhe theksova rëndësinë e mospranimit të standardeve të dyfishta në trajtimin e minoriteteve në rajon – thotë Kamberi.
Ai thekson, se me Bislimin ka biseduar edhe për katër ligje të propozuara, të cilat i ka dorëzuar në Kuvendin e Serbisë, të cilat synojnë krijimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.
“Megjithatë, Kuvendi i Serbisë refuzon të merret me to, duke mos i futur në rend dite”, ka theksuar ai.
Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, bëhet fjalë për propozimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjit për organizimin territorial të gjykatave dhe ndryshimet në Rregulloren punës së Kuvendit.
Në Prishtinë është diskutuar edhe për çështjen e licencimit të mjekëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja që punojnë në Kosovë.
– Jam informuar se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt – shtoi Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *