Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. shtator 2023. Pas sulmit nga një qen endacak, një banor i Bujanocit nga rruga “Branko Radiçeviq”, afër varrezave ortodokse, ka përfunduar me lëndime të rënda në spitalin e Vranjës. Fqinjët e tij thonë se ngjarja do të mund të ishte edhe më tragjike nëse qeni do të haste në fëmijë para shtëpive të tyre. Ata sërish kërkuan nga autoritetet në NP “Komunalia” që të bëjnë diçka urgjentisht, sepse kanë frikë për sigurinë e fëmijëve.
– Sulmi ndodhi të shtunën. Komshiu mezi ka shpëtuar, por ka plagë të rënda dhe ndodhet ende në spital. Ai u sulmua para shtëpisë nga një qen gjigant, i cili më pas hyri në oborrin tim, për fat të mirë, fëmijët hynë në shtëpi pak minuta më parë. As që mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhte. Ai qen ka kohë që na kërcënon të gjithëve – ka thënë për Bujanovaçke fqinji i personit të plagosur.
Siç mësojmë, ditëve të fundit ky nuk është sulmi i vetëm, meqë kishte edhe një rast tjetër kur qentë endacak nëpër rrugët e Bujanocit i kanë shkaktuar një gruaje lëndime të rënda në dy duart e saja.
Qytetarët me të cilët folëm sërish kërkuan përmes portalit tonë që autoritetet të reagojnë urgjentisht.
Ruzhdi Halili, drejtor i Ndërmarrjes publike Komunalia, e cila është përgjegjëse për largimin e qenve endacakë nga rrugët, megjithatë vazhdon të sillet sikur Komunalia është kompania e tij private. Ai sërish ka injoruar portalin Bujanovaçke dhe qytetarët, duke mos iu përgjigjur pyetjes sonë se kur do të organizohet fushata për kapjen e qenve endacak.
Sipas njoftimeve të ndërmarrjes, aksioni i fundit është kryer në muajin maj.
Për këtë punë Komunalia ka punësuar firmën kontroverse Avenija për 2 milionë dinarë në vit, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar disa herë.
SULME TË REJA TË QENËVE ENDACAK, NJË BUJANOCAS PËRFUNDON NË SPITAL
Bujanovačke6. Sep 2023.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostPUNONJËSIT SHËNDETËSOR DHE ARSIMORË ME PAGA TË RRITURA: PËR PROFESORË 74.600, MOTRAT MEDICINALE 70.400 DINARË
Next PostPËR BUJANOCASIT QË SHKOLLOHEN NË VRANJË NUK KA RIMBURSIM PËR SHPENZIMET E UDHËTIMIT