HUDHET PADIA PENALE KUNDËR ISH-DREJTORIT TË KOMUNALISË ADEM HASANI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. shtator 2023. Adem Hasani, ish-drejtori i Ndërmarrjes publike Komunalia në Bujanoc, nuk ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare gjatë drejtimit të ndërmarrjes komunale, prokuroria ka konstatuar se dhjetë ditë më parë e ka hudhur kallëzimin penal kundër Hasanit, konfirmoi për portalin tonë avokati i tij Millosh Simiq nga Vranja.
– Në bazë të të gjitha provave të dorëzuara nga mbrojtja, për dallim nga NP Komunalia, Prokuroria e Lartë publike – Departamenti special për luftë kundër korrupsionit, ka lëshuar aktvendim me të cilin e ka hudhur kallëzimi penal kundër Hasanit, pasi ka konstatuar se nuk ka kryer veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare – tha sot për portalin tonë avokati Simiq.
Hasani ka qenë në krye të Komunalisë nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Kujtojmë se më 29 mars të këtij viti u arrestuan drejtori aktual i Komunalisë, Ruzhdi Halili dhe paraardhësi i tij, Hasani, të dyshuar për fshirje të borxheve për shërbime komunale ndaj 339 personave fizikë dhe dy personave juridikë në bazë të statutit të parashkrimit, pa paraqitur asnjë padi në gjykatën kompetente për mënjanuar atë parashkrim, kështu kishte deklaruar atëbotë policia.
– Adem Hasani tani është qytetar i lirë i Bujanocit – thotë avokati i tij.
Hasani dhe Halili në muajin mars të këtij viti janë ndaluar nga policia për më pak se 24 orë, gjegjësisht pas dëgjimit nga prokurori kompetent janë liruar për t’u mbrojtur.
Bujanovaçke është në pritje të përgjigjes ndaj pyetjes së parashtruar Prokurorisë kompetente nëse dhe çfarë vendimi është marrë lidhur me kallëzimin penal ndaj drejtorit , Halili.
Të njëjtën pyetje ia kemi drejtuar edhe Halilit, por ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve tona.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *