TË DIELËN NË ORA 20 KONCERT HUMANITAR NË LLOPARDINCË DHE RAKOC PËR TEODORËN DHE OGNJENIN

Bujanoc, 6. shtator 2023. Bashkësia lokale e Llopardincës dhe bashkësia lokale e Rakocit do të organizojnë një koncert humanitar ku do të mblidhen donacione për trajtimin e vogëlushes Teodora Stajiq nga Vërtogoshi, ndërsa publiku do të kenë mundësinë të ndihmojnë edhe Ognjen Krstiqin (11) nga Vranja. Organizatorët vendosën që koncerti të mbahet të dielën (10 shtator) në oborrin e shkollës në Rakoc nga ora 20:00, e jo nga ora 19:00 siç ishte paralajmëruar më parë.
Sipas organizatorëve nuk ka ndryshime të tjera.
-Do të performojnë Esad Plavi, Dragan Rankoviq, Maja Petroviq dhe Miodrag Sekuliq – njoftoi për Bujanocvaçke, Goran Kostiq, kryetar i Këshillit të BL Llopardincë.
Programi fillon me një ndeshje reviale e kategorive më të reja të BSK-së në ora 18:00, më pas me shfaqjen e ansambleve folklorike, SHKA Vrello nga Rakoci dhe SHKA Soko nga Bujanoci, dega e Llopardincës, nga ora 19:00.
Të gjitha kontributet do të dedikohen për trajtimin e Teodora Stajiq nga Vërtogoshi. Për të ndihmuar Ognjenin, do të publikohen numrat e llogarisë bankare dhe një numër për dërgimin e mesazheve SMS.
Teodora ka nevojë për 7 milionë dinarë për trajtimin e qelizave staminale në Turqi dhe deri më tani rreth 90 për qind e mjeteve janë mbledhur përmes fondacionit Pokreni život.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *