TË PAKËNAQUR EDHE SHOFERËT E EMERGJENCËS NË BUJANOC, MBËSHTESIN PROTESTËN E KOLEGËVE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 6. shtator 2023. Vozitësit e autoambulancës në Shtëpinë së shëndetit në Bujanoc përkrahin protestën e vozitësve të autoambulancave dhe besojnë se të gjitha kërkesat e paraqitura në Ministrinë e Shëndetësisë nga Sindikata Sloga janë të arsyeshme. Në autoambulancën në Bujanoc aktualisht punojnë 9 vozitës ndërsa duhet të jenë 13.
Kujtojmë se disa qindra vozitës të autoambulancave janë mbledhur të hënën para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, të pakënaqur me pagat e tyre të ulëta dhe kushtet e këqija të punës.
Ata kërkojnë ndër të tjera përmirësim të gjendjes materiale, pagesë ditore, rregullim të punës jashtë orarit dhe përvojë pune të përfituar. Ata gjithashtu kërkojnë që automjetet mjekësore të kalojnë në semafor të kuq në kushte specifike, njoftojnë sindikata Sloga.
– Koeficienti ynë është 8.98, dhe duam të jetë 13.57. Me koeficientin aktual, nëse nuk kemi llogaritur punën jashtë orarit dhe punën gjatë natës, paga jonë është më e vogël se minimumi, pra kemi një shtesë në pagën bazë deri në minimum – tha për portalin tonë një nga drejtuesit e shërbimit të autoambulancës, që donte të mbetej anonim.
Ata paguhen për punë jashtë orarit dhe natën, shtoi ai, duke lejuar 40 orë jashtë orarit në muaj, por ndonjëherë, për shkak të specifikave të punës, ky numër shkon deri në 70 orë në muaj. Në atë rast, numri i orëve që është mbi 40 transferohet në muajin tjetër.
– Aktualisht jemi 9 veta, na mungojnë 4 shoferë. Konkursi për 4 vozitës është shpka qenë i hapur deri më sot, do të shohim nëse dikush ka aplikuar – thotë bashkëbiseduesi ynë dhe shton se një numër më i madh i vozitësve do ta zvogëlonte tepricën e orëve të lejuara jashtë orarit.
Për më tepër, ajo që është shumë e rëndësishme për këta drejtues, siç thotë ai, është që në kushte të jashtëzakonshme dhe nën masat e shtuara të kujdesit të kalojnë nëpër semaforë të kuq, si dhe të mos i nënshtrohen sinjalistikës së urdhërave të prera.
– Në parim, gjithçka që drejtuesit e autoambulancave kanë parashtruar si kërkesa në protesëtn e së hënës, vlen edhe për ne. Jemi të vetëdijshëm se nuk varet nga Shtëpia jonë e shëndetit, por ekskluzivisht nga Ministria e Shëndetësisë – përfundon bashkëbiseduesi ynë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *