Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. shtator 2023. Prokuroria e lartë publike në Nish – Departamenti i posaçëm përluftë kundër korrupsionit ka hudhur kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër drejtorit aktual të Ndërmarrjes publike “Komunalia” Bujanoc, Ruzhdi Halili, kanë konfirmuar për Bujanovacke në këtë prokurori.
Sipas raportit të policisë të datës 29 mars të këtij viti, Halili akuzohej se në bazë të parashkrimit ua ka shlyer borxhet për shërbime komunale 339 personave fizikë dhe dy personave juridikë, pa paraqitur asnjë padi në gjykatën kompetente për përfundimin e parashkrimit, siç u njoftua në atë kohë.
Për të njëjtën vepër është dyshuar edhe drejtori i mëparshëm i ndërmarrjes komunale, Adem Hasani, por prokuroria e ka hudhur edhe padinë e ngritur kundër tij, ka konfirmuar ditë më parë për Bujanovaçke, avokati i Hasanit, Millosh Simiq.
HUDHET PADIA PENALE KUNDËR ISH-DREJTORIT TË KOMUNALISË ADEM HASANI
Halili dhe Hasani në muajin mars u ndaluan nga policia për më pak se 24 orë, gjegjësisht u liruan të mbroheshin në liri pasi u intervistuan nga prokurori kompetent.
Bujanovaçke ka shkruar në më shumë raste mbi shlyerjen e borxheve nga ana e menaxhmentit të NP “Komunalia”, ndaj firmave dhe qytetarëve të privilegjuar.