Bujanoc, 9. shtator 2023. Të shtunën (9 shtator) nga ora 11:00, në parkun e qytetit në Bujanoc “Lugina bike” organizon manifestimin edukativ “Vozitje e sigurt me biçikletë” për fëmijët e moshës 8 deri në 11 vjeç. Projekti financohet nga Komuna e Bujanocit.
“Ju ftojmë të bashkoheni në një aventurë të vërtetë për fëmijët tuaj në eventin tonë edukativ “Çiklizëm i sigurtë”. Ky event është projektuar për fëmijët nga mosha 8 deri në 11 vjeç dhe synon t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre të çiklizmit në rrugë dhe të mësojnë rregullat e sigurisë në komunikacion duke u argëtuar në mënyrë interaktive”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Në këtë event, siç u tha, fëmijët do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojëra, ushtrime praktike dhe prezantime nga çiklistë të trajnuar. Ata do të mësojnë se si të përdorin biçikletën e tyre në një mënyrë më të sigurt, si të njohin rreziqet e mundshme në rrugë dhe të kuptojnë pse është e rëndësishme të zbatohen rregullat e sigurisë në trafik.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer që fëmijët tuaj të mësojnë diçka të re dhe të kalojnë sa më mirë në një mjedis të sigurt”, thonë organizatorët.
Çdo pjesëmarrës, shtojnë ata, do të marrë një broshurë me rregullat e çiklizmit dhe në fund do të pajiset me Çertifikatë për përfundimin me sukses të trajnimit.
Previous PostNGA E MËRKURJA ARTIKUJT USHQIMOR ME ÇMIM MË TË ULËT
Next PostTransparente para Policisë së Bujanocit: KKSH kërkon punësimin e shqiptarëve