SENATORËT AMERIKANË I DREJTOHEN KREUT SHTETËROR TË SHBA – së: KËRKONI NGA SERBIA TA ZBATOJË PLANIN 7 PIKËSH

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. shtator 2023. Senatorët amerikanë Gary Peters dhe Johnny Ernst kërkojnë nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, që SHBA të fillojë të merret me atë që ata thonë se është diskriminim ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe që në çdo komunikim me autoritetet serbe të insistojnë në zbatimin e Planit 7-pikësh.
Senatorët i kanë shkruar Blinkenit më 8 shtator dhe letrën e ka publikuar deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi.
Sipas tij, bashkëkryesuesit e Grupit të çështjen shqiptare në Senatin Amerikan, senatori Joni Ernst (republikan nga Iowa) dhe senatori Gary Peters (demokrat nga Miçigani) avokuan te Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Luginën e Preshevës dhe synimet e drejta të shqiptarëve.
– Letra vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së Lidhjes qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe delegacionit nga Lugina e Preshevës, me të cilët patëm një takim me senatorët Peters dhe Ernst në Senatin Amerikan më 28 shkurt 2023 – thotë Kamberi.
Në letrën e tyre, senatorët i kërkojnë sekretarit të shtetit që në çdo komunikim apo takim me autoritetet serbe ta ngrejë çështjen e shqiptarëve në jug të Serbisë.
Ata deklarojnë se raportet e Departamentit të Shtetit dhe Rezoluta e Parlamentit Evropian e majit 2023 i referohen diskriminimit të shqiptarëve nga shteti, me theks të veçantë pasivimin e vendbanimit si metodë administrative e spastrimit etnik.
Letra kërkon zbatimin e planit prej shtatë pikash për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë dokument ky i pranuar nganë vitin 2013.
“Që atëherë, qeveria në Beograd ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të Planit nuk është zbatuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë progres në drejtim të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore”, thuhet në letër.
“Ky plan është një rrugë diplomatike përpara për komunitetin që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve 1990 e më tej”, thonë senatorët, duke shtuar se mbështesin procesin e dialogut (në mes të Kosovës dhe Serbisë) dhe shtojnë se zgjidhja e drejtë e kërkesat legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi i stabilitetit dhe paqes afatgjatë në rajon”.
Letra e dy senatorëve vjen disa muaj pasi kongresmenët Hymes dhe Torres i shkruan Blinken-it, të cilët gjithashtu i kërkuan SHBA-së të angazhohet në mbrojtje të shqiptarëve në jugun e Serbisë.

 

Plani prej 7 pikash është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013 dhe dokumenti parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën për përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimin e gjyqësorit, përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *