KËSHILLI KOMUNAL MIRATON RISHIKIMIN, BUXHETI FILLESTAR ZVOGËLOHET PËR 290 MILIONË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Me rishikimin e të propozuar nga Këshilli komunal, buxheti i Komunës së Bujanocit zvogëlohet për 290 milionë dinarë, propozimi ky i cili së shpejti do t’u paraqitet këshilltarëve të Kuvendit të Bujanocit. Propozimi është miratuar sot nga Këshilli Bashkiak.
Arsyeja kryesore për rishikimin dhe zvogëlimin e buxhetit nga 1,66 miliardë në 1,37 miliardë është refuzimi i projektit për rinovimin e shkollës në fshatin Bilaç me vlerë 251 milionë dinarë, si dhe projekti i ndërtimit të Shtëpisë së kulturës në Konçul, me vlerë 60 milionë dinarë.
Sipas kryeshefit të departamentit komunal të financave, Boban Pavlloviq, ato projekte me shumë mundësi do të realizohen vitin e ardhshëm, përndryshe fjala është për donacione.
Ndër arsyet e rishikimit janë përfshirja e fondeve të caktuara në buxhet, si p.sh. 8.2 milionë nga Ministria për zhvillim të balansuar rajonal për asfaltimin e rrugëve në lagjet rome.
Komuna merr edhe 2.9 milionë për rregullimin e parkut të qytetit.
Kuvendi pritet ta shqyrtojë propozimin për rishikimin e buxhetit javën e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *