EDHE PAS AFATIT TË DYTË PËR REGJISTRIM, EDHE 26 VENDE TË LIRA NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Pas afatit të dytë të regjistrimit, mbeten ende 26 vende të lira buxhetore në departamentin e Bujanocit të Fakultetit ekonomik në Suboticë. Fakulteti shpall edhe afatin e tretë të regjistrimit, ndërsa data do të shpallet më vonë.

Në provimin pranues në raundin e dytë janë paraqitur 11 kandidatë dhe kanë kaluar të gjithë. Në faqen e fakultetit sot është publikuar lista përfundimtare e renditjes.

Fakulteti këtë vit mund të regjistrojë gjithsej 90 studentë në vitin e parë, në drejtimin Ekonomi dhe biznes ndërkombëtar dhe evropian.

Në afatin e parë të regjistrimit u pranuan 53 studentë.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në raundin e dytë do të bëhet të premten (15 shtator).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *