Bujanoc, 16. shtator 2023. Reciprociteti në të drejtat që kanë serbët në Kosovë, zbatimi i planit 7 pikash, ndërprerja e pasivimit të vendbanimit dhe diskriminimit të shqiptarëve gjatë punësimit, janë kërkesat që kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ua ka paraqitur përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare, të cilët të premten ishin në Bujanoc.
Në takime të ndara, Arifi ka biseduar me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Kairat Abdrahmanov dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Beograd, Emmanuel Gioffre.
“E njoftova zotin Abdrahmanov se që nga takimi ynë i fundit i vitit të kaluar, gjendja e pakicës shqiptare nuk ka ndryshuar fare dhe se shqiptarët në Luginën e Preshevës me vite po ballafaqohen me të njëjtat probleme”, tha Arifi.
Sipas fjalëve të tij, ai ka theksuar moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që prekin drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve në Serbi, siç është njohja e diplomave dhe dokumenteve të tjera ndërmjet këtyre dy vendeve. Ai ka theksuar edhe mungesën e teksteve për nxënësit e shkollave të mesme, pasivizimin e adresave, moszbatimin e planit 7 pikash të miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, si dhe diskriminimin në punësim.
– Komisioneri i Lartë na siguroi se të gjitha këto do të zgjidhen me faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtar – thotë Arifi.
Ai i tha kreut të OSBE-së se neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë nuk po respektohet nga Qeveria e Serbisë, kështu që diskriminimi në punësim në organet shtetërore është ende i pranishëm.
– Edhe pse shqiptarët përbëjnë 30 për qind të popullsisë në rrethin e Pçinit, në spitalin e Vranjës, i cili ka mbi 700 të punësuar, numri i shqiptarëve në këtë institucion mbetet zero. E njëjta situatë është edhe në kadastër, në prokurori, në gjyqësi, në polici etj – thotë Arifi.
Ai ka shtuar se ka kërkuar nga ambasadori që “OSBE-ja të jetë më aktive në Luginën e Preshevës, sepse mospajtimet rreth dialogun Kosovë-Serbi mund të ndikojnë në këtë fushë”.
Në takimin me ambasadorin e BE-së, thotë ai, është folur për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, një prej të cilëve është edhe stacioni i transferimit në deponinë e qytetit.
Početna FILLIMI ARIFI IU THOTË DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË: POZITA E SHQIPTARËVE GJITHNJË E MË E RËNDË
ARIFI IU THOTË DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË: POZITA E SHQIPTARËVE GJITHNJË E MË E RËNDË
Bujanovačke17. Sep 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostGIOFRE PËR BUJANOVAÇKE: BEOGRADI DHE PRISHTINA T’I PËRMBUSHIN ZOTIMET QË KANË DHËNË
Next PostÇMIMI I BANESAVE NË BUJANOC MË I ULËTI NË SERBI
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.