KAMBERI I DREJTOHET VUÇIQIT: NËSE SERBËT MUNDEN TA PËRDORIN FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR NË VENDET E REGJIONIT, PE SHQIPTARËVE IU MOHOHET KJO E DREJTË

Bujanoc, 18. shtator 2023. Shqiptarët jetojnë në pesë shtete të rajonit dhe ne kemi të njëjtën gjuhë dhe flamur dhe jemi ende një komb – jemi shqiptarë. Standardet e dyfishta nuk ndërtojnë paqen. Të drejtat janë universale. Nuk keni monopol në shpërndarjen e tyre, i tha deputeti Shaip Kamberi, presidentit Aleksandër Vuçiq.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kamberi ka cituar Vuçiqin, i cili në kremtimin e Ditës së bashkimit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb tha se “ne jemi popull me një gjuhë dhe një flamur”.
“Ne mund të jetojmë në shumë vende, por kemi emër, mbiemër dhe flamur serb”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë manifestimit në Nish.
Kështu edhe ne zoti kryetar, thotë Kamberi.
“Ne jetojmë në pesë shtete, por jemi ende një komb – jemi shqiptarë. Ne kemi të njëjtin flamur. Edhe ne kemi të njëjtën gjuhë.”
Atëherë pse mendoni se disa të drejta vlejnë ekskluzivisht për serbët? Pse nuk pranoni të njëjtat të drejta për shqiptarët në Serbi? Pse dënohen shqiptarët kur përdorin simbolin e tyre kombëtar? Pse shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk u njihet e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare në organet shtetërore?”, pyet Kamberi.
Në Prishtinë, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka bërë të ditur se së bashku me deputetët boshnjakë të SDA-së, kanë iniciuar pesë projektligje, përfshirë edhe atë për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare.
Pakicës shqiptare në Serbi nuk i lejohet të përdorë flamurin e Republikës së Shqipërisë si simbol kombëtar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *