Bujanoc, 18. shtator 2023. Qytetarët e Bujanocit, të cilët jetojnë në objekte të ndërtuara ilegalisht, deri më 15 tetor mund të dorëzojnë aplikacione për kyçje në infrastrukturën komunale – rrymë, ngrohje, ujë dhe kanalizim. Kjo u mundësua me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për legalizimindhe ndërsa paraqitja ka filluar nmë 15 shtator.
Në udhëzimet që mund të shkarkohen nga faqja e Ministrisë së ndërtimit, transportit dhe infrastrukturës, thuhet se kyçja është e mundur vetëm për një objekt apo apartament të të njëjtit pronar që përdoret për banim.
Siç u tha, aplikacionet dorëzohen në vetëqeverisjet lokale, dhe pronësia e objektit vërtetohet me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurate ose ndonjë lloj tjetër kontrate. Nëse nuk ka një kontratë të tillë, atëherë te notari vërtetohet deklarata se personi përkatës jeton në atë objekt bashkë me familjen e tij.
Me marrjen e aplikimit, komunat kanë 15 ditë kohë për të lëshuar vërtetimin se është e mundur kyçja e objekteve me infrastrukturën komunale. Nëse aplikimi refuzohet, mund të ankimohet në ministrinë përkatëse, e cila ka një afat prej 5 ditësh për t’iu përgjigjur.
Ndërmarrjet komunale, të cilat do të lidhin objektet me rrjetin e tyre, nuk kanë të drejtë të kërkojnë prova pronësie apo statusi, kanë të bëjnë vetëm me kushtet teknike të kyçjes dhe janë të detyruara të kryejnë punën sipas procedurës urgjente, dhe do të lidhin kontrata sipas çmimores që vlen dhe për të gjithë qytetarët e tjerë.
Udhëzimet janë publikuar në faqen e ministrisë dhe komunave përkatëse, në të cilat shpjegohet procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar.
Početna FILLIMI KENI OBJEKT PA LEJE, KJO ËSHTË MUNDËSIA LEGALE PËR T’U KYÇUR NË RRJETIN ELEKTRIK DHE UJËSJELLËS
KENI OBJEKT PA LEJE, KJO ËSHTË MUNDËSIA LEGALE PËR T’U KYÇUR NË RRJETIN ELEKTRIK DHE UJËSJELLËS
Bujanovačke19. Sep 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPARALAJMËRIME NGA EKSPERTËT PËR KORONËN, AMBULANTA RESPIRATORE NË BUJANOC PO PUNON NË DY TURNE
Next PostKRYETARI MBANË FJALËN: KOMUNA FINANCON FUNKSIONIMIN E PUSIT QË NUK ISHTE AKTIV DERI MË TANI