MILLKOVIQ: SERBËT E VOTUAN RISHIKIMIN E BUXHETIT NGASE NAGIPI ISHTE KORREKT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. shtator 2023. Kuvendi i Komunës së Bujanocit sot miratoi rishikimin e buxhetit, për të cilin votuan edhe këshilltarët serbë. Sipas këshilltarit të SNS-së, Miodrag Millkoviq, serbët e mbështetën rishikimin sepse me shpërndarjen e re të parave, komuniteti serb merr rreth 10 milionë dinarë. Seanca është ndërprerë pas votimit, për shkak se kryetari i pakënaqur i Kuvendit, Enver Ramadani, ka shpallur pauzë, e cila po vazhdon ende.
-Kryetari i komunës Nagip Arifi ka qenë korrekt dhe nga ato projekte që janë realizuar, e prej të cilave kanë mbetur para 6.5 milionë ia ka ndarë komunitetit serb ndërkohë që janë shtuar edhe 3.5 milionë të tjera, prandaj kjo ishte arsyeja e mbështetjes tonë dhënë për rishikimin e buxhetit – deklaroi Millkoviq për Bujanovaçke.
Paratë shtesë do të financojnë, ndër të tjera, asfaltimin në Zhbevc dhe rehabilitimin e rrugëve në Zonëne Klennikut dhe disa projekte të tjera në fshatrat ku jetojnë serbët.
Është paradoksale që miratimi i rishikimit e ka zemëruar kryetarin e Kuvendit, Enver Ramadani, por jo për shkak të ndarjes së parave për komunitetin serb.
Foto: Enver Ramadani
Përkatësisht, Ramadani kishte një propozim për para për komunitetin shqiptar, gjegjësisht rritjen e pozicionit për hapjen e kanalit të ujërave të zeza në afërsi të Samolicës, rritjen e pozicionit për praktikën profesionale dhe zvogëlimin e pozicionit për ndriçimin publik.
Propozimi i tij nuk mori vota të mjaftueshme, por kjo nuk pengoi miratimin e rishikimit të buxhetit, kështu që Ramadani, i zemëruar si me partnerët e koalicionit, ashtu edhe me këshilltarët serbë, ndërpreu seancën dhe shpalli pauzë.
Ndërsa raportojmë për këtë, salla e kuvendit është bosh dhe pritet vazhdimi i seancës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *