Bujanoc, 18. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Ambulanta respiratore në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc vazhdimisht është duke punuar në dy turne. Për momentin nuk ka rritje të theksuar të sëmundjeve respiratore, ndërkohë që po testohen vetëm onkologjikë dhe hematologjikë, thotë për Bujanovaçke, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, doktoresha Daliborka Pavloviq.
Në pyetjen nëse pacientët po testohen për infeksion me Covid – 19, Dr. Pavloviq përgjigjet:
-Sipas udhëzimeve më të fundit metodologjike profesionale nga Instituti Batut, vetëm pacientët onkologjikë dhe hematologjikë testohen me PCR nëse është e nevojshme të shtrohen në spital, ose me analiza Ag nëse kanë një takim kontrolli ambulator dhe kanë simptoma të një infeksioni respirator.
Siç thotë ajo, në ka më testime rutinë.
– Rekomandohet që të gjitha gjendjet febrile dhe infeksionet respiratore të vazhdojnë të ekzaminohen përmes Ambulantës respiratore – shton Dr. Pavlloviq.
Epidemiologu Zoran Radovanoviq i tha N1 se ne duhet të mësohemi të jetojmë me koronën. E rëndësishme, thotë ai, është që dallgët më të këqija kanë kaluar dhe se tani do të kemi valë të herëpashershme epidemike.
“Sëmundja do të jetë e pranishme gjatë gjithë vitit, ndërsa në muajt e ftohtë do të jetë më e madhe. E vetmja gjë është të bëjmë një strategji dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Radovanoviq.
E rëndësishme, siç shprehet ai, është që nëse një person ka ndonjë infeksion të rrugëve të frymëmarrjes, të qëndrojë në shtëpi për hir të tij, por edhe për hir të të tjerëve, kjo vlen edhe për Covid-in.
Llojet e reja të koronës janë në fakt “pasardhës të variantit Omikron”.
“Ato janë të gjithë të ngjajshme dhe shkaktojnë praktikisht të njëjtën pamje klinike, por është e rëndësishme që ajo të jetë më e butë se ato të shkaktuara nga sojet e mëparshme. Ky Omikron dhe pasardhësit e tij çojnë në një pamje shumë më të butë, kjo është njëra anë e medaljes, dhe tjetra është se ne si popullatë jemi shumë më rezistentë”, theksoi ai.
Vlerësimi, thekson ai, është se secili prej nesh do të ketë Covid -19 një herë në dy vjet – kjo do të thotë që ata që janë më të pakujdesshëm do ta kenë atë një herë në gjashtë muaj, dhe ata që janë më të kujdesshëm do ta kenë një herë në tetë vjet. ”
Epidemiologu beson se personat që janë të ndjeshëm ndaj shëndetit dhe me sëmundje kronike, gratë shtatzëna apo personat shumë të moshuar, i përkasin kategorive të ndjeshme që duhet ende të vaksinohen.
Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi gjatë javës së kaluar janë testuar më shumë se 7000 qytetarë, prej të cilëve 1500 kanë rezultuar pozitiv në Covid -19.