Bujanoc, 18. shtator 2023. – Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se zgjedhjet parlamentare do t’i shpallë deri në fund të vitit dhe se ato do të mbahen më 4 mars 2024, ose një javë më herët.
“Do të ketë zgjedhje, unë jam i gatshëm ta përmbushi kërkesën e opozitës dhe në përputhje me atë që kanë kërkuar, që zgjedhjet të shpallen deri në fund të këtij viti, ndërsa ato të mbahen në mars të vitit të ardhshëm”, tha Vuçiq në TV Pink dhe shtoi se ai është kundër rritjes së cenzusit.
Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në shumicën e qyteteve dhe komunave.