Bujanovac, 20. septembar 2023. OSCE Mission to Serbia, përmes zyrës së saj në Bujanoc, këtë vjeshtë organizon kurse të reja të gjuhës serbe dhe shqipe.
Kurset do të zgjasin nga data 20 shtator deri më 20 dhjetor dhe do të zhvillohen në formatin online.
-Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar, veçanërisht studentët e Fakultetit Ekonomik në Suboticë – Dega në Bujanoc, si dhe të punësuarit në administratën lokale dhe shtetërore në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, të na kontaktojnë përmes Facebook-ut. – thuhet në njoftim.