KOMUNA NË PRITJE NGA SHTETI TË 31 MILIONË DINARËVE PËR PASTRIMIN E UJËRAVE TË ZEZA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. shtator 2023. Ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujërave të zeza afër Srpska Kuqa, kolektori dhe rrjeti i kanalizimit 52 kilometra, për të cilin shteti është dashur të financojë Komunën e Bujanocit me 31 milionë euro, do të pritet ende dhe askush nuk mund të thotë me siguri se kur të fillojnë punimet. Kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka thënë të hënën se komuna i ka përmbushur 99 për qind të obligimeve, por se Qeveria e Serbisë, si financuese, e ka problem me sigurimin e parave.
“Ai projekt kapital është dashur të financohet nga një kredi kineze, por është ndërprerë dhe e di që qeveria po përpiqet të sigurojë një kredi nga bankat evropiane, do të shohim nëse do të ketë sukses”, u përgjigj Arifi dje në Kuvend në pyetjen e këshilltarit të Alternativës për Ndryshim në opozitë, Arbër Pajaziti, po për ndërtimin e një impianti 31 milionë euro të paralajmëruar pompozisht.
Ministri i atëhershëm i Ndërtimit, Tomislav Momiroviq, ka njoftuar se Bujanoci do t’i marrë këto para në mars të vitit 2021.
Që atëherë, siç thotë Arifi, Komuna e ka siguruar tokën, ka arritur ta shpallë si tokë të rëndësisë së veçantë, pastaj e ka shpronësuar, ka blerë 2 hektarë afër Sërpska kuqa ku do të ndërtohet.
– Jemi në një çështje gjyqësore me dy pronarë parcelash që nuk kanë dashur ta shesin me çmimin e ofruar, por kjo është duke u zgjidhur. Mund të thuhet se kemi përfunduar pjesën tonë të punës, tani jemi në pritje të Qeverisë – tha Arifi.
Kryeshefja e drejtoratit për Investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, paraprakisht ka thënë për Bujanovaçke se ky projekt nënkupton zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme të problemit me ujërat e zeza, përkatësisht me kanalizimin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *